Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, po iu bëhet presion i vazhdueshëm për të marrë vendim në favor të dekretit të kryetarit Thaçi për mandatarin për kryeministër nga LDK-ja. Ajo thotë se ndonëse ka pasur deklarata për animin partiak të gjyqtarëve të Kushtetueses, është momenti i fundit i tyre për t’i kthyer dinjitetin Gjykatës Kushtetuese. Më tutje, Haxhiu është shprehur se është bindur se argumentet juridike për çështjen e mandatarit qëndrojnë në anën e tyre./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …