NTP “Hydromax” ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt

NTP “Hydromax”, me pronar Agron Kadriu, ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë të Komunën së Skenderajt, në këtë kohë pandemie. Kryetari i komunës së Skenderajt Bejim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, e ka falënderuar donatorin për përkrahjen dhënë komunës së Skenderajt në këtë situatë. Komuna e Skenderajt është duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresën e saj ta dërgoj në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …