Policët e plagosur sllavomaqedonas gjatë luftimeve në “Lagjen e Trimave”, me një grup të armatosur shqiptarësh, në Kumanovë, në maj të vitit të kaluar, kanë dëshmuar në seancën gjyqësore kundër këtij grupi, por dëgjimi i tyre në cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ashtu sikur edhe rasteve tjera, seanca është zhvilluar në masa të mëdha të sigurisë. Në këtë seancë nuk ishin lejura të merrnin pjsë gazetarët, as përfaqësues nga OSBE-ja. Sipas avokatëve Prokuroria ka paraqitur rreth 20 dëshmitarët tillë të mbrojtur, të cilët do duhet të dëshmojë gjatë seancave të radhës. Seanca e ardhshme për këtë gjykim kundër shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë pritet të mbahet me 30 mars.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …