Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ua ka ndaluar komunave që të komunikojnë me ambasadat e Kosovës pa dijeninë e kësaj ministrie. Ai ka thënë se kjo nuk është mire dhe nuk kanë të drejt me u sjell në këtë mënyrë. Nuk kanë të drejtë me ju thanë kryetarëve të komunave që nuk guxojnë me komunikua me ambasada. Kjo ka ardhur me shkrim në Gjilan që komunat nuk kanë të drejtë me komunikua drejtpërdrejt me ambasada, ka theksuar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka drejtuar kritika të shumta ndaj Qeverisë Kurti dhe ka theksuar se me vendim të Qeverisë, komunat nuk kanë pasur të drejt të flasin as për pandeminë. E kanë bërë këtë sepse në fillim kanë menduar se është çështje e lehtë dhe kanë dashur ta kapitalizojnë këtë por kur e kanë vërejt se sa problem i madh dhe serioz është, atëherë janë fshehur pas këtij problemi, ka theksuar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …