Nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës mësohet se nga situata e shkaktuar nga pandemia, mijëra punëtor kanë mbetur pa punë. Rreth 95 për qind e bizneseve kanë raportuar se kanë zvogëlim të shitjeve si rezultat i rënies së kërkesës. Kjo ka bërë që bizneset të mos inkasojnë të hyra të mjaftueshme e kjo ka ndikuar mandej edhe në uljen e vendeve të punës. Nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës mësohet se mbi 1 mijë e 600 punëtor kanë deklaruar se kanë mbetur pa punë gjatë pandemisë. Por, ky numër mund të jetë edhe më i madh pasi një pjesë e madhe e tyre nuk janë deklaruar nga kompanitë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova do të ketë rënie ekonomike prej 3-5 për qind, që i bie humbje të 30 deri 50 mijë vendeve të punës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …