leoni

“Ecolog International” në mbështetje të arsimit në komunën e Skenderajt, dhuron pajisje elektronike për nxënësit në nevojë

Familja Destani përmes kompanisë “Ecolog International”, me pronar Lazim Destani, kanë dhuruar 40 tabletë për nxënësit e komunës së Skenderajt, që kanë vështirësi të ndjekjes së mësimit onlinë, të cilët tabletë do të shpërndahen nga komuna e Skenderajt sipas kërkesave dhe nevojave reale të nxënësve. Në pamundësi për të qenë prezent, në emër të Lazim Destani donacionin e dorëzoi, përfaqësuesi i “Ecolog International”, Besfort Ilijazi. Në emrin e tij dhe në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt, falënderues e mirënjohës u shpreh Kryetari Bekim Jashari, ndaj “Ecolog International”, e cila në mbështetje të arsimit në komunën e Skenderajt, dhuroi pajisje elektronike për nxënësit në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …