27 vjet nga suprimimi i autonomisë së Kosovës

Sot bëhen 27 vjet nga suprimimi i autonomisë së Kosovës, akt ky shënon preludin e ekspansionizmit serb mbi ish-Jugosllavinë. Duke shfrytëzuar pushtetin kukull të Rrahman Morinës, Sllobodan Millosheviqi do të nismonte ndryshimet kushtetuese, me anë të të cilave synohej krijimi i Serbisë së Madhe. Hapi i parë në këtë drejtim u bë me 23 mars të vitit 1989, ku në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, duke e suprimuar përfundimisht autonominë e Kosovës. Në seancën e 23 marsit, ku gjithçka dirigjohej nga forca, delegatët e Kuvendit do të votonin në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese. Nga 190 delegatë të tri dhomave, vetëm disa deputetë patën guximin që t’i thoshin ‘JO’ këtyre ndryshimeve. Suprimimi i autonomisë u pasua me një fushatë të egër terrori, ku forcat ushtarake e policore jugosllave bënë persekutime e represalje të pashembullta ndaj popullatës shqiptare. Vlen të përmendet se kryeministri i tashëm i Kosovës, Isa Mustafa në muajt që pasuan suprimimin e autonomisë së Kosovës, u avancua në të ashtuquajturin Këshill Ekzekutiv në cilësinë e sekretarit krahinor për zhvillim, shkencë, informatikë dhe bashkëpunim shkencor-teknik me botën.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …