Nga java e ardhshme, pritet të filloj ndërtimi i ujësjellësve për fshatrat Temeqinë dhe Jançisht

Temeqina dhe Jançishti, janë fshatra në Komunën e Malishevës, në të cilat pritet që javën e ardhshme të filloj ndërtimi i ujësjellësve për të dy fshatrat, e po ashtu do të rregullohet edhe sistemi i pompimit në ujësjellësin e Senikut, ku pritet të furnizohen me ujë 12 fshatra të tjerë, që janë të kyçur në këtë sistem. Kjo është e bërë ditur, në takimin që është zhvilluar në mes Komunës së Malishevës, përkatësisht kryetarit Ragip Begaj, drejtorit të shërbimeve publike, Milazim Morina dhe drejtorit të urbanizimit, Islam Vrenezi, me përfaqësuesin e CDI (Community Development Initiatives), Lavdim Osmanaj dhe menaxherin e njësisë së KRU “Hidroregjionit jugor” në Malishevë, Njazi Bytyçi. Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për fshatrat Temeqinë dhe Jançisht, financohet nga SDC ( zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë) dhe Qeveria e Kosovës, dhe implementohet nga Konzorciumi Dorsch &CDI, ndërsa i tërë projekti kushton rreth 254 mijë euro. Sipas përfaqësuesve të CDI-së dhe të “Hidroregjionit jugor”, janë kryer të gjitha procedurat për fillimin e ndërtimit të projektit për ndërtimin e ujësjellësve për fshatrat Temeqinë dhe Janqist, e në këtë projekt është rregullimi i sistemit të pompimit në Senik, ndërsa implementimi i projektit pritet të filloj nga java e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …