leoni

Kadri Veseli kërkon sërish që stacioni i trenave në Prishtinë të kthehet në muze të, që mos harrohet e kaluara

Kadri Veseli kërkon sërish që stacioni i trenave në Prishtinë të kthehet në muze të, që mos harrohet e kaluara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vizituar stacionin e trenave në Prishtinë për të kujtuar ditën ndërkombëtare të muzeve dhe për të kërkuar që sa më parë ky vend nga ku u dëbuan dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë luftës të shndërrohet në muze. Ai, ka propozuar që kjo hapësirë e stacionit të trenave në Prishtinë të kthehet në muze në mënyrë që sipas tij, të mos harrohet e kaluara e qytetarëve të Kosovës. “Kjo është fusha e dhembjes së Prishtinës, ky është monument në vete ku gjysma e Prishtinës janë depërtuar e nuk e kanë ditur fatin e tyre. Ky monument duhet të zyrtarizohet. Më vjen keq që nuk ka ndodhur po se ka qare pa ndodhur. Ky do të jetë muzeu i dhembjes së Kosovës, muzeu i dhembjes së Prishtinës dhe pjesa te tjegullorja atje ku do ta ndërtojmë. Nuk duhet të jemi popull hakmarrës, por ta dokumentojmë dhimbjen që e kemi kaluar”, tha Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …