Nuk thonë kot se kudo ku ka ujë ka edhe jete dhe kudo ku kërkohet jetë kerkohet ujë. Pra, uji eshte burim jete dhe, ne shkalle te madhe, percaktues i shendetit te njeriut dhe te çdo gjallese e bimesie. Ç’eshte e verteta njeriu nuk do te mund te jetonte me shume se disa dite pa uje. Kaq i domosdoshem eshte uji per njeriun dhe per jeten ne toke. Nuk po zgjatem me shume me “sterhollime” per rendesine dhe vleren e ujit, sepse specialistet e kesaj fushe mund ta thone larg me mire, me sakte e me argumentueshem se une. Ajo qe dua ta them e ta ngris une eshte çeshtja e administrimit te ujerave ne kete pjese te Atdheut tone, qe ne kushtet dhe rrethanat e caktuara u imponua shtet me vete qe te pengohet zgjidhja e drejte e çeshtjes shqiptare. Kosova (nje e treta e Dardanise!) nuk ka burime te medha uji. Por, sikur te kishim nje administrim te mire te ketyre burimeve qe kemi, them qe do te plotesoheshin kenaqshem nevojat e popullsise qe ka sot Republika e Kosoves… Me nje rregullative te mire ligjore dhe me investime e menaxhim te drejte populli i Kosoves shqiptare do te kishte uje te mjaftueshem e cilesor per pije, per ujitje e per nevoja tjera. Madje do te krijoheshin edhe liqene te vogla me ngritje digash e me forma tjera qe do te beheshin vende atraktive per njerezit e do te ndikonin per mire ne mjedisin tone. Mirepo, keto 20 vite liri nuk pame te kete patur politika te mira per menaxhimin e ujerave apo te jete ber ndonje projekt me dobishmeri e interes per njerezit e per jeten e tyre!
Po kufizohem me komunen e Vitise nga jam edhe vet. Para luftes ujesjellesi ne kuptimin e mirefillte nuk ka ekzistuar. Njefare lloj ujesjellesi kishte vetem qyteti i Vitise. Edhe ai ishte me gypa asbesti! Me rrezikshmeri te larte per shendetin! Lagje e fshatra te caktuara, me veiniciative e me pune vullnetare gjenin nje burim ose zinin nje prrocke dhe me tubacione plastike e sillnin ujin ne shtepi per ujitje e nevoja tjera, por edhe per pije. Kjo menyre veprimi dhe vetorganizimi diktoheje nga mungesa e ujit. Pushteti ishte i huaj e pushtues dhe nuk çante koken per furnizimin me uje dhe shendetin e popullit shqiptar ne Kosove. Pra nuk kishte nje sistem te mirefillte te ujesjellesit dhe as te ujitjes. Pas lufte pati ide e deshira te shprehura per ndertimin e nje dige mbi fshatin Binqe, e cila do te grumbullonte rreth 65 milone meter kub uje. Sasi e mjaftueshme per ujin e pijes per banoret e komunes se Vitise, per nje pjese te Gjilanit dhe per ujitjen e mbi 5 000 hektareve toke. Me kete uje mund te prodhoheshin edhe 10 megavat energji elektrike. Perveç kesaj banoret e Vitise do te fitonin nje vend atraktiv per pushim e “turizem”, kurse natyra do te perfitonte shume nga kjo rezerve e ujit. Kjo do te ishte zgjidhje afatgjate dhe cilesore. Ky projekt kapital per Vitine, sipas disa perllogaritjeve, do te kushtonte 35 milione euro. (50 milione euro i jane dhene “Behtelenkes” ose jane nda me te ne emer te gjobitjes!?)
Ne vend te kesaj ne komunen e Vitise, edhe ne komunat tjera, pas Luftes, ne bashkepunim me CDI-ne e me organizata tjera te huaja jane ndertuar ujesjelles ne disa fshatra… Shumica e ketyre ujesjellesve jane te paperdorshem dhe pa mirembajtje! Jane ndertuar ne menyre joprofesionale dhe pa projekte te studjuara e te mbikeqyrura nga specialistet!
Nje nder fshatrat qe ka mungese te theksuar uji eshte edhe fshati Verban. Ky fshat nevojat e veta me burimin e jetes i ka plotesuar me hapje pusash. Pune fati: here gjendet pak uje me hapjen e pusit here nuk gjendet. Muajt e veres jane te thate. Pusat shterrin e shume familje mbeten pa ujë. Keto familje jane te detyruara te sjellin uje ne shtepi me cisterna sa per disa dite! Jeta pa uje eshte e veshtire, e paperballueshme. Kjo gjendje i ka detyruar shume familje te bejne shpime te thella e te kushtueshme ne kerkim te ujit.
Para tre-kater vitesh “lindi shpresa” per ujë edhe te verbanasit. Komuna ne bashkepunim me CDI-ne do t’i sillnin uje edhe ketij fshati. Gezim i madh, gezim i natyrshem per banoret e fshatit. Uji burim i jetes! Ashtu siç thane edhe u bë. U hapen kanalet e u shtri tubacioni. Ashtu si gjithekund tjeter: pa projekt te studjuar, pa mbikeqyrje e pa zbatim profesional! Por shpresa per te eturin ishte e madhe. “Prite me muaj e prite me vjet pushka e komunes s’po kercet”! Kaluan tri vite te gjata pritjeje! Sivjet erdhi lajmi ri e i gezueshem se komuna ka kontraktuar nje kompani per kyqjen e ujit dhe vendosjen e oreve per shtepi-familje. Edhe nje gezim pershkoi zemrat e verbanasve te etur per uje. Po ujin ku po e marrim kishte pyetur dikush. Nga Letnica, ujesjellesi i qytetit, ishin pergjigjur “kompetentet”! Mire shume po sasia e trajtuar nga fabrika e ujit ne Letnice (40 l per sekond) mezi i ploteson nevojat e qytetit te Vitise e lere me te vije ne Verban! Shpresa mbi te gjitha! Fëlterja ne zjarr e peshku ne det! Megjithate, nisi puna! Kyqja per familje 90 euro! Pagesa ne dore (ne te zezen)! Firma nuk qenka kontraktuar nga autoriteti komunal e ligjor, po nga “paria” e fshati me godi (pazarllek)!! Si ne gjendje parashteterore! Asnje familje nuk ka kontrate dhe as nuk i di kushtet e kyqjes (detyrimet, te drejtate)! Kjo i bie qe dikush per nje perfitim te vockel personal (kyqje falas ose perfitim tjeter) e ben “kabull” te manipuloje fshatin e te tallet me fshatin e etur per ujë! Autoritetet komunale dhe ato ligjzbatuese do te duheje te merrnin dhe t’i mbanin pergjegjesit e tyre… Nuk po jetojme ne kohen e Baba Qemos! Eshte fjala per ujesjelles e per uje te pijshem, per burimin e jetes qe ka efekte te drejteperdrejta ne shendetin e banoreve. Me projekte te ketilla menaxhojne kompani e specialiste te certifikuar e jo njerez qe e dine a s’e dine formulen e ujit, njerez pa kompetence ligjore e profesionale! E ngrita kete çeshtje, sepse e konsideroj dhe, sepse eshte e nje rendesie jetike per njeriun dhe shendetin e tij… Uroj qe keshtu ta kuptojne edhe autoritetet komunale e shtetërore! Dhe, krejt ne fund, uroj qe edhe shpresa e verbanasve per ujë nje dite te behet realitet!