Të gjitha përgatitjet për organizimin e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit nga zonja Atifete Jahjaga tek Hashim Thaçi, kanë përfunduar. Nga Zyra e Hashim Thaçit bëjnë me dije se me 7 prill do të organizohet një seancë solemne, gjatë të cilës do të bëhet betimi i presidentit të ri. Ndërkaq, me 8 prill parashihet mbajtja e një ceremonie në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ku do të jenë të ftuar edhe presidentet e vendeve fqinje. Në këtë ceremoni do të jenë të ftuar përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të Kosovës, por edhe personalitete të tjera nga jeta publike, brenda dhe jashtë vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …