Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Gjermania nga 1818 nuk e ndryshon fasadën e Teatrit, Shqipëria e rrënon Teatrin

Gjermania dhe shumë shtete të zhvilluara në Evropë dinë t’i çmojnë vlerat artistike duke u nisur nga ana emocionale po ashtu edhe konstrukti, fasada ose arkitektura. Shembulli më i mirë është i teatrit “The Konzerthaus” në Berlin i cili funksionon nga viti 1818. Arkitektura e këtij Teatri nga ajo kohë nuk ka ndryshuar fare e lë më të rrënohet e të ndërtohet mbi të një teatër i ri me xhama ose të duket si qendër tregtare. A nuk mundet të ndërton edhe Gjermania teatër futurist modern? A nuk u lodh Gjermania nga fasada e vjetër dhe fryma e saj? Arkitektura e teatrit a i përket të gjitha kohërave apo përcaktohet vetëm nga koha e tij? Ose vlerat e privilegjuara i përcakton vetëm udhëheqësia dominuese? A është bukura e teatrit jashtë historisë së artit? Pse bukuria greke ende është e bukur për ne veçanërsiht arkitektura e Tetatrit? Marksi kësaj pyetje do t’i jepte këtë përgjigje: “Kjo bukuri shpreh fëmijërinë naive të një bote dhe se, në mes luftërave të të rriturve ne kemi nostalgji për këtë fëmijëri.” Atëherë, pse kryeveprat e Renesancës italiane, e arti kinez, arti i impresionistëve, teatri i Shekspirti janë ende të bukura për ne? S’ka  rëndësi! Në Shqipëri procesi kundër artit definitivisht ka filluar më 17 maj.

Në mesnatë eskavatorët nën urdhërin e kryeminisrit Edi Rama nisen ta rrënonin ndërtimin prej betoni, ose godinen e shëmtuar ashtu siç po e cilësonin njerzit kundër artit, kundër emocioneve, djersës së aktorëve. Ata rrënuan fasadën, por nuk e shkatërruan Teatrin. Teatri është një shkëmb gjigant që i rreziston kohës e që dy vite nga sulmet që i beheshin mbulohej me shkurre, barëra dhe myshqe të Ramës.

Te në shqiptarët më të vlefshme janë një palë çizme sesa Shekspiri. Mjerimi i shpirtit të ligë të përfituesve anti-artist, gjahtarëve ndaj lekut dhe përbuzjses shumë vjeçare të djersës së aktorëve, më i vlefshëm do të ishte një copë djath sesa vepra e Tolstoit. Mjerimi nuk po largohet nga imazhet e dhimbshme. Këta shkelës sikur po duan të thonë se të bukurën ta jetojëm e jo ta imagjinojmë.

Ilir Meta: “Rrënimi i Teatrit, një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm”

Albin Kurti: Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli.  Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave”.

Edmond Budina, regjisor: “Me shembjen e teatrit u instalua diktatura. Fashizmi pushtoi Shqipërinë.”

Çun Lajçi, aktor : “Mos bani politikë me nji ngrehinë që kishte mbetë si fantazmë, se po dukeni vërtetë qesharak!”

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …