OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

KMDLNJ: Po shkelen të drejtat e njeriut në rastin ‘Kumanova’

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një kumtese për medie ka tërhequr vërejtjen për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të paraburgosurve për rastin ‘Kumanova’. “Të arrestuarve , që tani janë duke u gjykuar po u mohohet një gjykim i drejtë , i paanshëm dhe i pandikueshëm politikisht. Në ‘Rastin Kumanova’ po shkelet në mënyrë flagrante Konventa e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor për persona të privuar nga liria që është vërtetuar nga Avokati i Popullit i Maqedonisë , burime të pavarura jo qeveritare , avokatët mbrojtës, familjarët dhe dëshmitë e të akuzuarve para Gjykatës, ku ata po gjykohen”, thuhet në komunikatë. KMDLNJ, poashtu ka shprehur shqetësimin edhe për shkakun se familjarët e të vrarëve të “rastit Kumanova” nuk e kanë dëshminë për rezultatet e autopsisë që ka kohë që kanë përfunduar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Forenzikës në Prishtinë. Ky këshill, përmes komunikatës, kërkon prani dhe interesim më të madh të shtetit të Kosovës në këtë gjykim , në kuadër të asaj që e ka të lejuar sipas marrëveshjeve ndërkombëtare , si dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që kanë mandat për këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …