Ahmet Qeriqi: Vetëvendosja nuk ka, ose nuk beson se ka politikan që mund ta zëvendësojë, Albin Kurtin

Ahmet Qeriqi: Vetëvendosja nuk ka, ose nuk beson se ka politikan që mund ta zëvendësojë, Albin Kurtin

Shqiptarë dhe disa profesorë të tyre  morën guxim të organizojnë dhe të mbajnë një protestë, ( duke ia prishur ‘namuzin’ politik lëvizjes pacifiste), doli në skenë si drejtues i protestës, të cilin nuk e kishte përkrahur Ibrahim Rugova, as forcat politike pacifiste të kohës. Por nuk duhet harruar se ishte koha kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte kryer shumë  aksione konkrete, madje edhe të sinkronizuara  kundër regjimit të Milosheviqit dhe kishte treguar jo vetëm praninë, por edhe forcën e një alternative të natyrshme të një populli që angazhohej  për liri, dinjitet kombëtar e njerëzor me durim e nënshtrim, që po mësoj të jetonte në robëri dhe po bënte jetën e strucit e të urithit duke u organizuar paralelisht, “nën tokë”.

Po kështu duhet pasur para sysh se kërkesat kryesore të protestës së 1 tetorit të vitit 1997 ishte kërkesa për lirimin e objekteve  shkollore nga të cilët Serbia qysh në vitin 1990 i kishte përzënë nxënësit e studentët shqiptarë, bashkë me mësimdhënësit e tyre, derisa ata të mos e pranonin regjimin dhe të punonin sipas plan-programeve të Serbisë.

Protesta e 1 tetorit  e vitit 1997 pa zhvillimet e mëvonshme të luftës çlirimtare, do të kishte qenë  vetëm një protestë më shumë dhe do të ishte harruar një muaj më pas. Por pa u bërë dy muaj pas asaj proteste, ku regjimi rrahu e keqtrajtoi shumë studentë dhe mësimdhënës, më 26 nëntor të atij viti, Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Adem Jashari kishte dhënë urdhër, dhe,  në krye të një formacioni luftëtarësh të tij kishte sulmuar konvojin serb, i cili kishte për qëllim të depërtonte në Vajnik, për t’ u hakmarrë kundër rezistencës ditë më parë  luftëtarëve të Abedin Rexhës dhe luftëtarëve të tjerë të Adem Jasharit. Atë ditë kthimi me turp dhe me humbje i forcave serbe, në shtypin e Beogradit  komentohej shkurt: “Deri sot milicia serbe gjatë natës nuk guxonte të dukej në asnjë fshat të Drenicës, e prej sot nuk do të mund të duket më as gjatë ditës”. 26 nëntori dhe dy ditë më vonë 28 nëntori i vitit 1997, me daljen hapur të tre luftëtarëve emblematikë  të UÇK-së, në fshatin Rezallë të Drenicës, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor, Halit Geci, kishte shënuar fillimin e “stinës së  armëve”, ndërsa politika pacifiste po përpiqej të mbijetonte me organizime dhe mbajtje zgjedhjesh në kohën kur Drenica dhe disa rajone të Kosovës po i konsolidonin radhët dhe po kryenin aksione kundër milicisë serbe dhe bashkëpunëtorëve shqipfolës, që bashkëpunonin me kriminelët serbë dhe që denonconin vendndodhjen e luftëtarëve të lirisë.

Prej atyre ditëve e deri në qershor të vitit 1999, dihet edhe veç e veç se cili ka qenë kontributi i luftëtarëve, i politikanëve, i studentëve dhe i mësimdhënësve, po ashtu sikur dihen edhe forcat që jo vetëm donin ta frenonin luftën e armatosur, por edhe e kishin etiketuar si “pjellë” të regjimit të Milosheviqit dhe kishin pranuar të bisedonin e të shtrëngonin duart në Beograd me kriminelët serbë, madje edhe duke u përulur dhe duke  u përkulur para tyre, edhe pse shkonin me shpresa dhe ktheheshin me duar në gji e në xhepa.

Kjo periudhë e kthesës më të madhe në historinë tonë më të re, ka qenë vendimtare për zhvillimet e mëvonshme, për luftën, fitoren, intervenimin e NATO-së kundër Serbisë,  çlirimin, shpalljen e pavarësisë dhe Shtetin e Kosovës  që e kemi sot.

23 vjet më vonë, studenti i 1 Tetorit, Albin Kurti, me përkrahjen e LDK-së u zgjodh kryeministër i Kosovës dhe 50 ditë më vonë me tërheqjen e përkrahjes së LDK-së dhe të 86 deputetëve u shkarkua nga posti dhe mbeti kryeministër i shkarkuar, në detyrë, në ikje…

Kurti i njohur për kontrapunktet e tij politike, teket e paragjykimet, urrejtjen patologjike për katër krerët me të lartë dhe më të suksesshëm të luftës dhe të qeverisjes së pas luftës në vendin tonë: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e jo pak të tjerë,  mendësinë totalitare dhe utopike, bindjen se është njeriu më i ditur më i aftë dhe më i pathyeshëm në mesin e shqiptarëve, ka ngecur në rrugëkryqin e tij të fundit.

Duke ndjekur një politikë përjashtuese, arrogante ndaj kundërshtarëve, politikë me vija të kuqe, përngjet me  njeriun i cili hip në lis për të prerë degët dhe ato i pret  duke i ngjitur përpjetë, pastaj kur arrin në maje  nuk ka më degë në të cilat do të mbahej për të zbritur dhe nuk i mbetet tjetër ose të zvarriset me kujdes duke u gërvishtur prore i rrezikuar.

Kurti i ka prerë të gjitha degët, nga do të duhej të zbriste pa u dëmtuar dhe  jo vetëm njëherë ato degë i ka prerë edhe brenda Vetëvendosjes. Ka përjashtuar nga radhët edhe shokët më të ngushtë, të cilët e kanë përkrahur duke sakrifikuar gjithçka. Ka marrë nëpër gojë, ka diskredituar, pa përçmuar fyer e linçuar të gjitha partitë politike, veçmas LDK-në, të cilës më vonë i ka rënë në gjunjë duke e lutur për bashkëqeverisje dhe të cilën para dhe pas marrëveshjes e ka llogaritur si forcë inerte, të nënshtrueshme, mbi kurrizin e së cilës do të bënte çka të donte.

Kurti ka pranuar në radhët e Vetëvendosjes, kuadro të ish regjimeve, bashkëpunëtorë madje edhe të ish-regjimit të Milosheviqit e sidomos ata të cilët hapur janë deklaruar kundër UÇK-së. Në anën tjetër ka pranuar edhe veteranë të njohur të rezistencës kombëtare, të cilët janë të vetmit që e kanë përkrahur me sinqeritet e besnikëri dhe të cilët i ka mënjanuar nga çdo post me rëndësi, mbase për të mos e prishur “imazhin politik” të Vetëvendosjes  si forcë autentike, që nuk lidhet me asnjë lëvizje tjetër paraprake kombëtare, por si një forcë tërësisht të veçantë me të gjitha llojet e ideologjive e politikave të kohës së kaluar.

Ngërçi politik të cilin e kurdisi vetë me rastin e shkarkimit nga posti i Ministrit të Brendshëm të LDK-së, Agim Veliut,  iu kthye bumerang, sepse mbase kishte menduar se kishte ardhur koha për nënshtrimin e plotë të LDK-së, e cila mjerisht iu kishte nënshtruar deri në atë masë sa ai edhe kishte filluar të besonte  se ajo do të shtrihej për tokë.

I frikësuar deri në palcë nga veprimet e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e urren më shumë se Milosheviqin,  i etur për pushtet fiktiv më shumë se çdo politikan i Kosovës, i bindur në vetvete se është personalitet i kohës, i vetëdijshëm se rënia do të jetë fatale, sepse ka vija të kuqe me të gjithë, Albin Kurti po bën hapin e fundit të maratonës së tij politike, duke e humbur betejën në radhë të parë me vetveten, meqë konsideron se në radhët e Vetëvendosjes nuk ka asnjë politikan të aftë, të cilit do t’ ia besonte postin e kryeministrit.  Në Vetëvendosje ka të paktën 10 politikanë më të aftë dhe më të përgjegjshëm, më vizionarë e më intelektualë, më diplomatë e më të matur se Albin Kurti, por ai nuk duron as kë madje as afër tij, përveç atyre që janë krejt të paaftë, që shërbehen me retorikën dhe mësimet përmendësh të librit të logjikës për vitin e tretë gjimnaz, duke vënë në përdorim terminologjinë e kalkulimeve retorike me sofizma e paralogjizma, induksione e deduksione, teza e sinteza me të cilat pretendojnë të tregojnë përgatitje e dituri mbi të tjerët.

Në vetëvendosje është ngulitur mendimi paradoksal se ajo  është e vetmja forcë që do ta çlirojë dhe duhet ta çlirojë Kosovën nga korrupsioni dhe nga politikanët e krahut të luftës, madje edhe me forcë, madje duke shkelur  edhe kushtetutën e ligjet, madje duke shkelur edhe mbi koka njerëzish, duke i frikësuar kundërshtarët politikë dhe popullin edhe me revolucion e me përmbysje, duke  shpërfillur edhe ndihmën e kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sajuar teori konspirative për plane të fshehta, pastaj duke rrahur gjoks se i kanë mposhtur ato dhe duke u veshur me merita fiktive, paragjykuese, pse jo edhe injorante dhe aspak të besueshme.

Duke folur lidhur me këtë segment i cili mbretëron në  Vetëvendosje , njohësi i çështjeve politike, Sali Bislimi, ka thënë se skena politike dhe institucionale në Kosovë është e tensionuar, në veçanti pas mocionit të rënies së Qeverisë Kurti. Ai ka theksuar se asnjë institucion dhe asnjë forcë politike nuk mund të jetë mbi Gjykatën Kushtetuese që të mos i përfillë vendimet e saj. “Mospërfillja eventuale e rrëshqet Kosovën drejt diktaturës dhe anarkisë”, ka thënë ai. Bislimi ka thënë se Kuvendi i Kosovës si institucion i zgjedhur nga populli ka të drejtën të shkarkojë  dhe zgjedh cilëndo qeveri. Sipas tij, kërkesa e Vetëvendosjes  për protesta është shkelje e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe tendencë për të mbajtur pushtetin me forcë. Kjo praktikë, sipas Bislimit nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë. (Epoka e Re)

 

Sot më 20 maj 2020 i bë i ditur lajme se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar opinionet e katër gjykatave kushtetuese, anëtare të Forumit të Venecias, përkitazi me rastin që e ka në shqyrtim, e që lidhet me mandatarin për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Ato e favorizojnë zgjidhjen sipas kushtetutës së Kosovës të ciklën e përfaqëson, kryetari i vendit Hashim Thaçi.

Kryetari Hashim Thaçi, ka pranuar të propozuarin e Lidhjes Demokratike  Avdullah Hoti, mandatar për formimin e Qeverisë së re, ani se kjo parti nuk është fituese e zgjedhjeve të fundit. Gjykata Kushtetues e e Kosovës i  kishte pyetur se a duhet të shkohet domosdo në zgjedhje pas një mocioni mosbesimi kundër Qeverisë, dhe a mundet Kuvendi të formojë Qeveri me shumicë tjetër parlamentare, nga ajo e dalë nga zgjedhjet. ( Koha.net)

Mendimi apo paragjykimi aprioristik se Kurti është i pa zëvendësueshëm ka krijuar kultin e tij, të cilin ai nuk është i aftë ta mbajë mbi supe, sepse nuk disponon kapacitete, protagoniste, mujshare e diktatoriale, të cilat do të mund ta manifestonin dhe ta mbanin në skenë, meqë sistemi politik në Kosovë, nuk lejon një majorizim të tillë, sepse ka alternativa në organizimin dhe funksionimin  e jetës plurale politike.

Këtë më së miri e tregon rrahja gjoks  e disa militantëve entuziastë e romantikë se në zgjedhjet e ardhshme Vetëvendosja e vetme do t i fitojë zgjedhjet, madje duke i mundur të gjithë, sepse me 50 ditë të qeverisjes paska dhënë shembull se mund të luftojë korrupsionin e botës së vjetër, duke e zëvendësuar me korrupsionin e botës së re, të pa korruptuar, imagjinare dhe gjithnjë utopike, sipas tekstit të internacionales:

Botën mizore ne do ta shkatërrojmë,

Që nga themeli e më pastaj,

Për veten tonë do të ndërtojmë,

Botën e re në vend të saj.

Kjo është krejt ajo që mund të bëjë Kurti dhe pasuesit e tij, por me këtë ndërrim botësh nuk ndërron asgjë dhe nuk përfiton populli, por vetëm ata që e sundojnë, e qeverisin, e plaçkitin sipas asaj maksimës së njohur të Nikolla pashiqit, “Populli ima kafsha ime  e mjerë dhe pa brirë…”

Vetëvendosja nuk është parti e njëmendët e majtë, nuk është parti që mbështetet te punëtori e fshatari, nuk është parti që mund ta vë në lëvizje një popull, sepse këtë përcaktim verbal politik e ka vetëm për  makijazh, vetëm për t’ ia mbajtur “zhagun” luftës për pushtet. Ajo, dhe  krerët e saj, kanë luftuar dhe luftojnë për pushtet, dhe tani aq keq e kanë pushtuar, sa më lehtë e japin kokën sesa postin.

Kurrë nuk kam dëshiruar që Vetëvendosja të bjerë në këtë “derexhe”, edhe pse kohë pas kohe kam shfaqur dyshime, të cilat edhe i kam publikuar me qëllimin më të mirë, derisa një ditë u hoq maska dhe dolën në skenë fytyrat e vërteta, që ishin instaluar në këtë Vetëvendosje, ku vendos vetëm Albin Kurti dhe askush tjetër, ndërsa Vetëvendosja si aspiratë kishte qenë vetëm sa për të parin e saj dhe jo për popullin dhe përpjekjet për bashkim kombëtar, program me të cilin janë joshur shumë atdhetarë me kredibilitet.

Mbetet të besojmë se Albin Kurti do t i bindet verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, dhe nuk do të kërcënojë me gjuhën e arrogancës së paralajmëruar për protesta, as  për gjakderdhje, sikur thotë Agim Bahtiri i Mitrovicës së Jugut, i cili është aq trim sa nuk guxon të bëjnë asnjë hap në atë Mitrovicën tjetër, pastaj, abazët, florat e shkëlzenët, fatmirët e fatkeqet, dritat e millakve e këta që Drenicën e shohin si kopsht zoologjik, apo ata që pas luftës u thoshin gazetarëve se në Drenicë mund të shkonin jo vetëm me lapsa e diktafonë,  por edhe me dy alltia, si kaubojcat, për ndryshe do të përziheshin, sikur thoshte dikur, Glauk Konjufca.

Gjaku i derdhur për lirinë e Kosovës është i shenjtë, plagët e invalidëve dhe mundi e djersa e mijëra veteranëve janë garancia e këtij shteti, janë gurë themeli mbi të cilin është ndërtuar liria dhe pavarësia e Kosovës dhe këtë nuk ka të drejtë ta cenojë askush për interesa të veta, madje as ata që kanë dhënë më të dashurit e tyre, e aq më paka ata që kanë dhënë vetëm mund e djersë në angazhime politike,  me qëllim për ta marrë pushtetin dhe për të qeverisur sipas mendësisë së bajraqeve të tyre politike.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …