Odat Ekonomike dhe Këshilli i Investitorëve Evropian kërkojnë zbatimin e tërësishëm të masave nga Pakoja Emergjente

Odat Ekonomike dhe Këshilli i Investitorëve Evropian kërkojnë zbatimin e tërësishëm të masave nga Pakoja Emergjente

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropian shprehin shqetësimin e tyre lidhur me ndikimin negativ që masat kufizuese në aktivitetin ekonomik me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19 kanë pasur në ndërmarrjet në Kosovë. Të tri organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, nënshkruese të kësaj deklarate, besojnë që me qëllim të zbutjes së efekteve negative në operacionet e ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur, Qeveria në detyrë duhet të zbatojë në tërësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur të gjitha masat nga Pakoja Emergjente Fiskale. OEK, OEAK dhe KIE theksojnë se për shkak të masave kufizuese brenda vendit por edhe në zinxhirët rajonalë e ndërkombëtarë të furnizimeve shumë ndërmarrje prodhuese që operojnë në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta ndërsa një numër i tyre edhe kanë ndërprerë aktivitetin e tyre në plotni.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …