Mbahet mbledhja e pestë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika: Shqyrtimi i Propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019; Shqyrtimi i Vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë; Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme-Lokaleve afariste të Komunës në shfrytëzim personave juridik dhe Raport i DKA-së për ecurinë e zhvillimit të mësimit online/në distancë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …