Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një konferencë për media, ka paraqitur kërkesat fillestare të bizneseve për rimëkëmbje. Ai ka kërkuar që masa për subvencionim të pagës të bëhet së paku deri më 31 gusht të këtij vitit. Ai ka thënë se e kanë përcjell me vëmendje se cilat janë kërkesat e bizneseve pas lehtësimit të masave. Sipas tij, në kohën e pandemisë 60 për qind e bizneseve gjatë kësaj kohe kanë deklaruar se ndihen të rrezikuara nëse nuk merren masa adekuate të përkrahjes. Rukiqi ka pasur kritika për moszbatim të pakos emergjente, duke thënë se deri më tani asnjë prej masave të saj s’është zbatuar në tërësi. “Asnjë nga masat që e prekin sektorin privat, as subvencionimi i pagës, as qiratë, as likuiditeti për mikrokompanitë, as pjesa që lidhet me eksportin nuk janë zbatuar plotësisht. Kjo pako është zbatuar minimalisht dhe kjo paraqet vështirësi për bizneset”, ka theksuar Rukiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …