Bashkësia Islame e Kosovës, këtë vit nuk do të organizojë pritjen e liderëve shtetëror, siç bën çdoherë. Kjo për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19. Këtë e kanë bërë të ditur vetë zyrtarë të BIK-ut. Ndryshe, çdo vit ky institucion organizon pritje në zyrat e bashkësisë për nder të festës të Bajramit. Në këtë pritje marrin pjesë liderë të ndryshëm shtetërorë.
