leoni

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Skenderaj

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës, të thirrur nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Skenderaj, Fatbardha Haliti. Më votimin e anëtareve të komitetit, janë miratuar për diskutim këto pika të rendit të ditës:

  1. Fjala hyrëse;

  2. Miratimi i rendit të ditës;

  3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhjet e kaluara;

  4. Raporti Financiar i Realizimit të Buxhetit Komunal Janar-Mars 2020, me nr.02-052/01-00145565/20, i datës 12.05.2020(Raporton Drejtori për Buxhet dhe Financa Kastriot Gashi),

  5. Raport i Zyrës së Prokurimit për muajit Janar-Prill 2020, me nr.03-052/01-0014227/20, i datës 05.05.2020, (Raporton U.D e Shefes së Zyrës së Prokurimit Hafseje Zejnullahu).

  6. Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan për rekomandim në mbledhjen e Asamblesë të Kuvendit Komunale, e cila do të mbahet me datën 29 maj 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …