Kryetari i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka vijuar akuzat e tij ndaj Kinës për menaxhimin e Covid-19. Përmes një postimi ai thotë se Kina akuzohet për përhapjen e virusit dhe e gjitha kjo ishte nga paaftësia e saj dhe asgjë tjetër gjë që shkaktoi këto vdekje masive në të gjithë botën. Përveç Kinës, Trump ka akuzuar më parë edhe Organizatën Botërore të Shëndetit si përgjegjëse për keqmenaxhimin e pandemisë duke thënë se mund t’i heqë fondet. Uashingtoni pretendon të ketë prova se virusi ka origjinën në një laborator bioteknologjik në Wuhan të Kinës, megjithëse agjencitë e inteligjencës amerikane kanë deklaruar se nuk ka prova se Covid-19 u krijua nga njeriu.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …