Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes për mbajtjen e një debati me nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës. Në reagimin e ministrisë thuhet se shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit të rinjve tanë dhe askush nuk ka të drejtë ligjore keqpërdorimin e nxënësve në ambientin shkollor. “Përfshirja dhe shfrytëzimi i nxënësve të moshës jomadhore në debate partiake e politike është shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe paraqet shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e MASHT-it. Më tej, në komunikatë bëhet thirrje që të mos lejohet përfshirja e nxënësve dhe mjediseve shkollore në aktivitete partiake dhe politike nga asnjë subjekt politik në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …