Bashkatdhetarët vazhdojnë ta ndihmojnë komunën e Skenderajt

Behxhet Prekazi, me banim në Zvicër dhe Ragip Rama nga Klina e Poshtme, me banim në Gjermani kanë dhuruar nga 1000 euro donacion për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, në këtë kohë pandemie. Po ashtu Safet Haziri, me banim në Londër ka dhuruar 200 euro për dy familje në nevojë në komunën e Skenderajt. Dorëzimin e donacioneve në emër të donatorëve e bënë sot të afërmit e tyre në Kosovë. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, i ka falënderuar donatorët për përkrahjen dhënë komunës në këtë situatë. Tutje Jashari bëri të ditur se komuna e Skenderajt është angazhuar që çdo ndihmë që do të vije në adresën e saj ta dërgoj në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …