Kryetari Xhafer Gashi takoi ministrin Ferid Agani

Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi së bashku me nënkryetarin Nysret Kelmendi dhe drejtorin e Drejtorisë së Ambientit Arben Berisha, takuan ministrin e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani. Në takim u bisedua për rëndësinë që ka miratimi i projektligjit për Kastriotin. Me këtë rast ministri Ferid Agani u deklarua se zgjidhja e vetme për problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Kastriotit është projektligji për Kastriotin. Po ashtu  ministri Agani shprehu gatishmërinë e tij dhe ministrisë që të realizoi projektin për pastrimin e lumit Sitnica. Në anën tjetër kryetari Xhafer Gashi e falënderoi ministrin për përkrahjen që po i jep projektligjit për Kastriotin dhe projektit për pastrimin e lumit Sitnica.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …