Thirrje për të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, që festën e Fitër-Bajramit të festohet pa aktivitete publike

Pas mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit, pjesë e të cilës janë institucione të ndryshme komunale përfshi këtu kryetarin e komunës, Smajl Latifin dhe përfaqësues të Bashkësie Islame Dega në Rahovec, përfaqësuesit e Teqës së Madhe të Halvetive dhe Teqës së Rrufaive, të gjithë së bashku kanë bërë një thirrje për qytetarët e komunës së Rahovecit, për kujdes gjatë festimit të Festës së Bajramit. Thirrja nga kryetari Latifi dhe përfaqësuesit fetar për qytetarët e komunës së Rahovecit ishte, që kësaj radhe festën e Fitër-Bajramit ta festojnë pa aktivitete publike dhe t’ia urojmë festën njëri-tjetrit në përputhje të plotë me gjendjen pandemike, duke i zbatuar dhe përfillur edhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës e të Bashkësisë Islame në Rahovec, gjithashtu, edhe të Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit. Urojmë dhe shpresojmë që thirrjes sonë t’i bashkohen dhe ta respektojnë të gjithë qytetarët tanë!

Urime Festa e Fitër Bajramit, paçi shëndet dhe gëzime në familjet tuaja!

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …