Kryetari Haliti dhe Ministri Abdixhiku nënshkruajnë një dokument me të cilën Vitia do të përfitojë 500 mijë euro

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Lumir Abdixhiku, Ministër në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje për vazhdimin e fazës së dytë të bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve. Në fakt bëhet fjalë për fazën e dytë të bashkëpunimit në kuadër të projektit për rivitalizimin e shtratit të lumit “Morava e Binqës”, në të cilën do të parashihen edhe realizimi i shumë projekteve infrastrukturor. Më këtë rast kjo komunë do të përfitoj 500 mijë euro. Bëhet më dije se do të realizohet në faza edhe projekti i rrugës së Korbliqit por edhe asfaltimin i rrugës alternative në Stubëll të Epërme dhe atë si projekt kornizë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …