leoni

Osman Osmani

Osman Osmani: Aleanca bën thirrje për krijimin e një fondi tejkalues për punëtorët më të prekur nga kriza

Unia dhe 22 organizata mbështetëse i bëjnë thirrje qeverisë federale dhe kantoneve të sigurojnë fondet e nevojshme për një fond tejkalues të Covid-19. Ky fond ka për qëllim të sigurojë mbrojtje sociale dhe ekonomike për grupet e njerëzve, të cilët deri tash janë përjashtuar nga masat aktuale mbështetëse.

Kriza e koronës prek të gjithë shoqërinë. Por veçanërisht rëndë i prek punonjësit me punë të pasigurta: punëtorët dhe punëtoret në shtëpi private, të cilët dhe cilat edhe bëjnë përkujdesjen e fëmijëve, të sëmurëve dhe pleqve, njerëzit pa letra të rregulluara të qëndrimit apo sans-papiers, Njerëzit e vetëpunësuar si të «pavarur» ose punëtoret dhe punëtorët e largua nga puna, pa të drejtë përfitimi nga Arka e papunësisë apo të cilët deri tash nuk kanë mundur të mbështeten ekonomikisht nga masat mbështetëse të vendosura më parë nga qeveria federale.

Kategoritë e personave të prekur, të cilët u përmenden më lartë edhe në kushte normale shpesh vetëm mezi se mbijetojnë. Sipas Hilmi Gashit, përgjegjës për migracion në sindikatën Unia, në gjendjen aktuale të krizës këta të prekur nuk mund të kërkojnë kompensim nga arka e sigurimit të papunësisë, kompensimi për punë me orar të shkurtuar apo nga sigurimi për kompensime të të ardhurave.

Problemet e grupeve të prekura janë të shumëfishta:

Mangësitë te masat për punësim me kohë të shkurtër

Pagat e ulëta, kushtet e pasigurta të punësimit, sigurimet shoqërore të mangëta ose jo të plota, janë pjesë e jetës së përditshme për shumë punëtoret dhe punëtorët në shtëpi private. “Në krizën aktuale, shumë prej tyre humbën brenda natës të ardhurat e tyre”, thotë Gashi. Sipas tij, këta të prekur nuk kanë mundësi të aplikojnë për pagesë të punës me orar të shkurtër. Si shembull ai përmend njerëzit e punësuar në amvisëri private, të cilët shpesh nuk mund të vazhdojnë më punën, sepse punëdhënësit e deritashëm kanë ndërpre marrëdhëniet e punës qoftë prej frikës nga infektimet e mundshme apo për arsye se tash më edhe vetë janë prezent në shtëpi dhe nuk kanë më nevojë për pastrues apo pastruese. “Edhe pse këta të punësuar do të kishin të drejtën në pagë, e kanë vështirë ose është pamundur për ta t’i kërkojnë pagat nga punëdhënësit dhe varen nga vullneti i tyre i mirë. Edhe këta nuk kanë të drejtë kompensimi për punë me kohë të shkurtër”, vlerëson Hilmi Gashi.

Mungesa e punësisë për kompensime nga sigurimi i papunësisë ose asistenca sociale

Shumica e njerëzve pa qëndrim të rregulluar në Zvicër apo Sans-Papiers për shkak të krizës kanë humbur punën e tyre dhe me këtë edhe të ardhurat për sigurim të mbijetesës. Pa një status të rregullt qëndrimi, ata nuk kanë të drejtë në përfitime nga sigurimi i papunësisë ose në ndihmë sociale. Të prekur nuk janë vetëm individ, por edhe familje me fëmijë.

Humbja e të ardhurave dhe pushimet nga puna

Edhe njerëzit “gjoja se të pavarur”, punëdhënësit e të cilëve nuk e njohin statusin e tyre si të punësuar dhe korrierë, shofer taksie apo punëtorë “Clikworker” të cilët sigurojnë të ardhura në ekonominë e platformave dixhitale dhe shumë punëtorë kulturorë dhe punonjës të seksit, vuajnë nga humbje masive të të ardhurave.

Punonjësit me kontrata të kufizuara (zinxhirore) shpesh pushohen nga puna në vend që për ta punëdhënësi i deritashëm të kërkoj kompensim nga shteti për punë me kohë të shkurtër.

Në një letër drejtuar Këshillit Federal dhe kantoneve, Sindikata Unia, e mbështetur nga rreth 22 organizata të ndryshme (ndër të cilat edhe prointegra.ch), bënë thirrje për krijimin dhe pajisjen me mjete të nevojshme të një fondi për tejkalim të gjendjes së rëndë për personat e përmendur.

Ky fond duhet garantuar mbrojtje sociale dhe ekonomike për grupet e njerëzve të sipërpërmendur.

Sipas Hilmi Gashit, mesazhi i Këshillit Federal në fillim të krizës ishte i qartë dhe inkurajues: «Ne nuk do ta lëmë asnjë njeri pas. Ne kujdesemi për ju». Tani është e rëndësishme që këto fjalë të jetësohen me veprime konkrete.

prointegra.ch, Zvicër, më 22 maj 2020

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …