“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”. Ky është apeli i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, pak orë pasi njoftoi se ka regjistruar të premten 21 raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 267 testeve. IKSHPK-ja njofton se sonte u detektuan 19 raste të reja pozitive në Prizren e 2 në Suharekë. “1025 raste deri sot me 782 të shëruar!”, thekson instituti. Tutje IKSHPK-ja ka bërë thirrje edhe për vazhdimin e mbajtjes së maskave e distancës. “Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!”, është apeli i IKSHPK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …