leoni

Ilir Aliu: Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike e cila do të jetë 1.1 miliard euro prezantohet në javën tjetër

Ilir Aliu: Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike e cila do të jetë 1.1 miliard euro prezantohet në javën tjetër

Pako e rimëkëmbjes ekonomike do të prezantohet javën tjetër, vlera e të cilës parashihet të jetë prej 1.1 miliard euro. Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, thotë se Qeveria ka formuar komisionin i cili ka përgatitur plani e Pakos për Rimëkëmbje ekonomike. Sipas tij, kjo pako do të realizohet përmes kredisë, granteve dhe disa subvencione. Aliu njoftoi se kreditë që do të lëshohen nga bankat komerciale dhe do të garantohen nga Qeveria përmes subvencionimit të kamatave. Mes tjerash, ai potencoi se pakoja nuk është e vonuar, pasi sipas tij, bizneset ende nuk janë duke zhvilluar aktivitetin e tyre plotësisht si shkak i ndalesave për parandalimin e Covid-19. Aliu ritheksoi se javën e ardhshme do të bëhet e ditur se si do të ekzekutohet pako dhe kujt i është dedikuar./EO/

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …