Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk do të ketë orë shtesë policore në Kosovë me rastin e festës së Bajramit të Madh. Sipas MSH-së, masat aktuale të fazës së dytë do të vazhdojnë të mbesin në fuqi. Faza e dytë e lehtësimit të masave për qytetarët e Kosovës që ka hyrë në fuqi më 18 maj do të vazhdojë edhe nesër kur besimtarët myslimanë festojnë festën e Bajramit të Madh dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk do të ketë orë shtesë policore. Ndërkaq, Bashkësia Islame e Kosovës, ka marrë vendim që të mos ketë organizim të faljes së namazit të Fitër-Bajramit në xhamitë e vendit e as në hapësira të tjera publike. Në vendimin e BIK-ut thuhet se nuk do të organizohet as pritje në selinë e këtij institucioni fetar, e as në selitë e këshillave lokalë.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …