Në praninë e një numri të vogël të zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit dhe lutjeve të namazit të Fitër Bajramit. Ndryshe nga vitet paraprake kur kjo xhami ishte e stërmbushur, sot ishte i pranishëm një numër shumë i vogël për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusit. Edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava deklaroi se falja e këtij namazi të Bajramit është ndryshe sepse sipas tij është hera e parë që falet pa praninë e xhematit. ‘Sot jam para jush me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë ngase është hera e parë që po ju drejtohem pa xhemat. Megjithatë sot besimtarët myslimanë kanë arsye të ndihen të gëzuar sepse festojnë njërën prej festave më të rëndësishme në Islam”, theksoi në mes tjerash kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …