Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Franca e Gjermania është dashur të shqetësohen se kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave

Duke komentuar një artikulli të përbashkët të dy ministrave të Punëve të Jashtme, të Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovës-Serbi, ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar se Franca e Gjermania është dashur të shqetësohen se kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga Bashkim Evropian. “Porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu Kosovë -Serbi dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çështje vërtetë aktuale dhe e rëndësishme. Por, po aq aktuale dhe e rëndësishme është pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve, në të cilën përket edhe ashtu gjeografikisht, si orientim politik por edhe si trashëgimi e afërsi shpirtërore e kulturore, ka shkruar mes tjerash ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …