Duke folur për masat që Qeveria ka planifikuar të ndërmerr për rimëkëmbje ekonomike pas situatës së shkaktuar nga pandemia, zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu ka paralajmëruar se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike prej 1.1 miliard € është gati javën tjetër dhe përfshin të gjitha bizneset. Ai ka shtuar më tutje se qeveria ka formuar komisionin i cili ka përgatitur plani e pakos për rimëkëmbje ekonomike. Kjo pako do të realizohet përmes kredisë, granteve dhe disa subvencione. Mënyra që i kemi qasur problemit është në dy faza, faza e parë ka qenë emergjente, ku bizneset dhe njerëzit që kanë më së shumti nevojë, shtresat e ndryshme sociale. Qëllimi i pakos emergjente fiskale ka qenë si një urë-lidhëse që të tejkalohet e keqja e pastaj të vijmë të pako e rimëkëmbjes ekonomike, ka deklaruar në mes tjerash zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …