Në këtë javë Gjykata Kushtetuese pritet ta merr vendimin final lidhur më dekretin e kryetarit Thaçi për mandatarin

Në këtë javë Gjykata Kushtetuese pritet ta merr vendimin final lidhur më dekretin e kryetarit Thaçi

Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe katër ditë deri në marrjen e vendimit final për qeverinë e re. Presionet ndajë Gjykatës kanë nisur që nga dërgimi i dekretet të kryetarit, në Gjykatë nga Lëvizja Vetëvendosje. Derisa jemi në pandemi, që ka dëmtuar rëndë ekonomitë globale dhe ka ndryshuar ritmin e jetës, si dhe ndërkombëtarët po na presin për një marrëveshje paqeje dhe finale me Serbinë, kemi betejë të brendshme që do të përcaktojë shumë zhvillime në vitet që do të vijnë. Presioni është i madh. Lëvizja Vetëvendosje po angazhohet fort që të shkohet në zgjedhje të cilat konsideron se i fiton me 51%. Në faqen e saj në Facebook, partia që po e drejton vendin këto ditë 100 e më shumë ditë, postoi një video të përgatitur këtu në Kosovë e të inspiruar nga Koreja Jugore. Në të tregohet se si mund të votohet në kohë pandemie.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …