Në kuadër të shënimit të 24 Marsit ,,EPOPESË SË DUKAGJINIT’’ dhe shënimit të shumë aktiviteteve që po mbahen për nderë të kësaj dite Brigada për Reagim të Shpejtë, Batalioni i Dyte me Njësitin e saj realizoj Marshin Kondicional ,,Marsi i Lirisë’’, Pikënisja e këtij Marshi ishte fshati Isniq, aty ku është edhe shtatorja e Heroit të Kombit Isa Boletini.
Kënga e tyre gjatë marshit drejt qytetit të Deçanit ishte emocion për qytetarët që kishin dalë për ti pritur. Ata i priten me duartrokitje të gjata dhe emocione te pa përshkruara për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Marshi i tyre vazhdoi drejt shtatoreve të Heronjve Sali Çeku dhe Luan Haradinaj dhe i përmendores së qyteti në Deçanit. Marshi i Lirisë vazhdoi rrugëtimin e tij drejt fshatit Beleg ku nxënësit e kësaj shkolle dhe banorë të këtij fshati kishin dalë për ti përshëndetur.
Rrugëtimi vazhdon ku takimi i radhës ishte fshati Irzniq, nxënësit e këtij fshati mësimdhënës dhe qytetar, duartrokiten Garden e FSK-së, edhe këtu fjalët respekti dhe nderimi nuk munguan.
Dhe Marshi i Lirisë nuk ka të ndalur, ecin drejt Gllogjanit në kompleksin Memorial Dëshmoret e Kombit, aty ishte edhe Bacë Hilimi Haradinaj, ishte edhe i pari i komunës së DCeçanit z.Rasim Selmanaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve nxënës, mësimdhënës dhe qytetar të shumtë.
Në kompleksin Memorial Dëshmoret e Kombit ku prehen eshtrat e 85 Dëshmorëve të kombit, Brigada për Reagim të Shpejtë, Batalioni i Dyte me Njësitin e saj vendosen 85 lule mbi varret e 85 dëshmorëve duke i nderuar edhe më një minutë heshtje.
Në Gllogjanin heroik aty ku valonin flamujt kuq e zi të vendosur gjithandej fshatit tregonte se gjithçka ishte gati për shënimin e 24 Marsit ,,Epopesë së Dukagjinit ‘’dhe Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone.