Kujtohen 16 Dëshmoret e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”

Komuna e Deçanit me krenari ka kujtuar 16 Dëshmoret e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, të cilët ranë në Altarin e Lirisë me 24 Maj 1999 në Betejën e lavdishme dhe të përgjakshme në bjeshkën e Bogiqës. Heronjtë që flejnë nën tokë nuk janë vetëm bijtë e atyre që i humbën, ata shndërrohen në bijtë dhe vëllezërit e motrat e të gjithëve neve sot e mot, sepse kujtimi i tyre na nderon çdo ditë. Mirënjohje e thellë për Dëshmorët e Kombit tonë që me sakrificën e tyre sublime na mundësuan që ne ta gëzojmë Atdheun tonë.

Lavdi të rënëve të Batalionit Gardist dhe të gjithë të rënëve për Liri, thuhet me rastin e përvjetorit, të 16 Dëshmorëve te Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …