Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vazhdon të insistojë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vazhdon të insistojë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vazhdon të insistojë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe sipas tij, ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashtohet ky proces. Ai ka thënë se zgjedhjet po mbahen anembanë Evropës. “Ngërçi institucional, nuk është i vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …