Kryetari, Thaçi, ka vizituar sot Burgun e Dubravës dhe ka përkujtuar të burgosurit shqiptarë, të vrarë para 21 vjetësh

Kryetari, Thaçi, ka vizituar sot Burgun e Dubravës dhe ka përkujtuar të burgosurit shqiptarë, të vrarë para 21 vjetësh

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Burgun e Dubravës për të kujtuar të burgosurit shqiptarë, të vrarë para 21 vjetësh, nga ana e forcave serbe. Ai e ka cilësuar masakrën në Burgun e Dubravës si ndër më mizoret, “pasi që është kryer kundër të burgosurve të pambrojtur, gjë që është në kundërshtim me çdo konventë ndërkombëtare dhe çdo ligj ndërkombëtar”. “Serbia do të ballafaqohet me drejtësinë për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë kundër popullatës civile, dhe për të gjithë këto masakra që iu kanë ndodhur qytetarëve të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai ka theksuar që Kosova nuk do të ndalet deri sa të vendoset drejtësia “për mbi 13 mijë viktima civile të vrara nga shteti serb, mbi 400 masakra të kryera dhe mbi 20 mijë gra të dhunuara nga aparati shtetëror serb”. Njëzet e një vjet më parë, brenda burgut të Dubravës u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë. Kjo masakër zgjati disa ditë, përkatësisht nga 19 deri më 24 maj 1999. Masakra në Burgun e Dubravës është cilësuar edhe më herët nga përfaqësuesit politik në Kosovë si një nga krimet më monstruoze, për të cilin ende askush nuk është gjykuar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …