Të gjithë shërbimet shëndetësore që janë kryer para se të shpallet pandemia e Covid-19 do të kthehen përsëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë thënë për “Radion Evropa e Lirë” mjekë në këtë qendër dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Këta zyrtarë kanë thënë se kjo tashmë është çështje ditësh, mirëpo nuk kanë treguar ndonjë datë të saktë. Basri Sejdiu, drejtor gjeneral i QKUK-së, ka thënë se kjo qendër prej fillimit të pandemisë është duke punuar me kujdestari të mjekëve dhe jo me kapacitete të plota. Ai është shprehur se tashmë është duke u shqyrtuar mundësia e rifillimit të punës me orar të plotë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …