Këshilltari i kryetarit të Kosovës, Artan Behrami, shkruan se procesi i dialogut i paralajmëruar nga Franca dhe Gjermania do ta ketë fatin e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se ministrat e jashtëm gjerman dhe francez në editorialin e tyre të para disa ditëve për dialogun Kosovë-Serbi, nuk e përmendin fare çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ata nuk përmendin fare liberalizimin e vizave, as njohjen nga Serbia, asnjë fjalë për ndalimin e tërheqjes së njohjeve nga Serbia dhe mbi të gjitha asnjë afat kur një proces i tillë mund të përfundojë! Në kohën e thyerjeve të mëdha globale ndërmjet Amerikës dhe Kinës, BE-ja në vend që të kërkojë unitet euroatlantik, ajo po nxitë ndarje, përmes proceseve paralele dhe të pakoordinuara me ShBA-në”, ka shkruar Behrami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …