Isuf I. Bytyçi

Isuf Bytyçi: PËRGJUMËSI, MENDIM I DOBËSUAR DHE NDËGJEGJE E GJYMTUAR

PËRGJUMËSI, MENDIM I DOBËSUAR DHE NDËGJEGJE E GJYMTUAR

Është vepra e të madhit Ismail Kadare „MOSMARRËVESHJA“ – mbi mosmarrëveshjet e Shqipërisë me vetëveten (Sprovë lerare), të cilën e ka botuar në Shtëpinë botuese  ONUFRI, në vitin 2010, në Tiranë.

   Isuf Bytyçi

„Ma fal o Zot ; lirinë,

Pavarësinë,

Respektin,

Durimin dhe

Dashurinë ! “

Ta lexosh veprën e Ismail Kadaresë, është sikur të futesh në një uragan a po oqean dhe nuk di se ku t’ia mbajsh, për shkak që, stili i lartë, gjuha e tij e pastër, e pasur dhe tejet elekuente, janë, të bëjnë të magjepsesh! Në veprën e tij, nuk gjejmë vetëm krijimtari artistike-letrare, por aty ka shumë filozofi, psikologji të paparë, sociologji, pedagogji, metodikë, histori e politikë! Mbi të gjitha, në veprën e Kadaresë, trajtohen tema mbi zhvillimet kombëtare e ndërkombëtare, ideore e politike, mendësie, ka kritika të ashpra rreth tyre dhe jep këshilla e sugjerime për të gjitha kategoritë njerëzore.

Me të drejtë, autori e emëron veprën MOSMARRËVESHJA dhe, në të bën trajtimin e shumë temave, që unë do t’i përmend vetëm disa nga këto: korrupcioni, krimi i organizuar, egoizmi, hajnitë, mashtrimi, gënjeshtra, egoizmi, intriga, shantazhi, plaçkitjet, degjenerimi shpirtëror, degjenerimi kulturor, sjellja e keqe, mosrespekti, jotoleranca, mosmirëkuptimi, përfitimi, morali ultë e shumë dobësi tjera kombëtare e njerëzore, në shoqërinë tonë shqiptare! Që, unë, pa hezitim do ta kisha titulluar librin MARRËVESHJA, këtë vepër kaq të rëndësishme e mesazh të qartë dhe, besoj që edhe më mirë do t’i rrinte ky titull! Mirë po, Gjenerali i letërsisë shqiptare, Kadareja i ynë, më mirë i di punët dhe se s’ka gabuar, me këtë titull, që e ka emërtuar veprën e tij kaq dramatike! Shqiptarët, asnjëherë nuk janë marrë dhe ende nuk merren me shkaqet dhe të sotmen, por vetëm me pasojat dhe luftën krahinore e klanore, kundër njëri-tjetrit.

Si shumë herë, autori është i shqetësuar dhe i zemëruar, me situatën dhe rrjedhojën e proceseve gjithëshqiptare, analizon çështjen kombëtare dhe shvillimet në periudha të njëpasnjëshme, fillimisht në tri aspekte:

KOMBI, FLAMURI DHE HYMNI

Pra, autori, na bën me dije që si student kur ishte në Moskë e ka bërë recitimin e vargjeve të Hymnit të flamurit, në vitin 1959 në Institutin GORKI, vargje të shkruara nga Aleksandër Drenova, që sipas tij, për herë të parë i kishte recituar me zë në këtë institut:

„Se Zoti vetë e tha me gojë

Se kombet shuhen përmbi dhe

Por Shqipëria do të rrojë

Për të, për të luftojmë ne.“

Që baza e një shoqërie, janë keto tri aspekte: kombi, flamuri dhe hymni (gjuha), që janë gurëthemel dhe i hapin rrugë ruajtjes dhe ngritjes kulturore të një shoqërie njerëzore.

Njerëz të popujve të civilizuar e sakrifikojnë veten për familje dhe familjet e tyre për kombin e shtetin! Ndërsa, te popujt e prapambetur, si ky i yni, që lirisht mund të them se kemi ngelur në shekullin 18 – 19, individi sakrifikon shtetin e kombin për familjen dhe familjen për vete! Ky është primitivizëm absurd dhe, në fund për këtë arsye edhe e kanë të lehtë të na pushtojnë të huajtë, duke na përçarë, fillimisht!

Shkon që ta verifikon pasurinë e secilit politikan shqipfolës dhe ta shihni se sa pasuri kanë mbledhur për familjet e tyre, në bankat e shteteve të huaja dhe sa pasuri të patundshme kanë! Shkoni në institucione fetare e partie se çfarë sakrifice bëjnë shqiptarët, duke i sakrifukuar të ardhurat e familjeve të tyre në shërbim të karierës së tyre personale e shpirtërore për amshim! Ky pra është egoizëm  i paparë sinjerëzor, që duket.

Në veprën e tij, Kadareja i ynë, përveç tjerash, i përmend varrëmihësit e çështjes shqiptare dhe kryesorët, sipas tij edhe Faik Konicës janë: politika turke, greke, serbe dhe shqiptarët, që në fakt e kanë bërë një marrëveshje pa portokol në mes vete! Jo, të gjithë shqiptarët, por mashtruesit dhe injorantët! Prandaj, librin MOSMARRËVESHJA, të Kadaresë, unë do ta kisha emëruar  MARRËVESHJA , në mënyrë, që edhe lexuesi i thjeshtë, më lehtë që ta kuptonte veprën e tij dhe mesazhin, që ka. Asgjë tjetër nuk është kjo, pos një marrëveshje pa portokol, në mes të të huajve dhe të tanëve! Ata, pra, politikakanët turq, serbë e grekë, me përpikëri bëjnë punën e tyre, për dëbimin e asimilimin e shqiptarëve brenda Shqipërisë Londineze, të cilën e quajnë disa, për shkak të teritorit të cunguar, për të cilin vendosi Londra në vitin e 1913, Shqipërisë Atlantie – Kosova e vitit 1999, për të cilën vendosi Aleanca Atlantike dhe Ilirida, e cila ka mbetur në duartë e askuj, që më tepër kanë ndikim Erdogani e Vuqiqi, sikur se që kanë politikanët shqiptarë të të dya shqipërive!

Pra „ MOSMARRËVESHJA“, është një pasqyrë e shqiptarëve në kohë dhe hapësirë! Pasqyra e shqiptarëve të trashë, jo trupërisht, por nga mendja dhe MARRËVESHJA e shqipfolësve dinakë, hajna, joseriozë dhe mashtrues e të shitur! Lufta për shkëputje nga armiku shekullor Perandoria Osmane dhe në të njejtën kohë tentim kthimi – Haxhi Qamili me shokë, i cili  thoshte „ E duam babën mbret“ dhe politika fashiste e fqinjëve, në këtë rast Ilija Grashanini, politikan serb, i cili e shkroi veprën famëkeqe „ Naçertanje“, në të cilën aq mirë e përshkruan natyrën e Shqipërisë dhe mendësinë e shqiptarëve, sa që as vetë kyeministri shqiptar, nuk e njihte dhe nuk do të dinte ta përshkruante me kaq përpikëri! Paraqitja e programit të tij për vrasjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve për në Anadoll të Turqisë, nuk ishte rastësi, por mirë e planifikuar, në bashkëpunim me Kishën dhe Akademinë e shkencave të Serbisë. Kurse, këto tonat, për mrekulli i shërbejnë: politikës greke, serbe e turke! Jo vetëm institucionet fetare shqiptare, që aspak nuk veprojnë në shërbim të çështjës kombëtare, përveçse atij katolik! Por, edhe dy akademitë shqiptare, e Shqipërisë Londineze dhe asaj Atlantike – kosovës, e çojnë kohën duke iu shërbyer partive të tyre dhe i luftojnë kundërshtarët politikë dhe mbetet anash armiku, i cili e lufton me shekuj qenien dhe çështjen shqiptare: tri shtete të huaja dhe zuzarët shqipfolës, që ia kanë falë shpirtin djallit.

Prandaj, unë do ta quaja librin MARRËVESHJA, që mud të jetë BIBËL e KURAN, për shqiptarët – kjo vepër kaq e famshme dhe udhërrëfyese, për shqiptarët ! Kush u mor vesh më mirë se Ilija Graçanini, shteti turk dhe Haxhi Qamili, në politikën antishqiptare? A nuk është MARRËVESHJE, kjo? E njejtë ishte me mohuesit e mëparëm, politika e ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano, i cili lidhi miqësi të ngushtë dhe nënshtruese përballë shtetit turk, ish-kryeministri e ish-kryetari Sali Berisha, i cili e futi Shqipërinë në kuadër të vendeve islamike dhe bashkëpunimi e heqja e embargos, përballë Serbisë vrastare, e cila asgjësonte popullin kroato-boshnjak dhe më vonë shqiptarët e ish-Jugosllavisë, dhe në fund ndodhi lufta civile në në Shqipërinë Londineze në vitin 1997, të cilën e shkaktuan po këta dy, që aq shumë dëme i shkaktuan këtij populli, mbi 3500 viktima njerëzore, shkatërrim i ekonomisë, asgjësim e dëmtim i arkivave shtetërorë e kombëtare, shpërngulje njerëzish e mbi të gjitha; tkurrje shpirtërore e gjymtim ndërgjegjiesh dhe ndërtimi i bustave të pushtuesve e emërtimi i shkollave nga emra trathtarësh, si rasti i Haxhi Qamilit, largimi i mendësisë shqiptare nga Europa perëndimore dhe afrimi i tyre me Turqinë.

Këto janë dëshmi të trishta, që i bëjnë europianët, për ta zhvendosur vëmendjen nga shqiptarët dhe t’i lënë mbas dore! Pastaj, ne mendojmë se ata janë fajtorë! Edhe unë, sikurqë edhe autori i kësaj sprove, mendoj se nuk janë gjithmonë fajtorë vetëm europianët, për injorim e moskujdesje për shqiptarët! Ne jemi fajtorë! Shqiptarët janë fajtorë, që i japin rëndësi familjes së tyre dhe pasurisë së tyre e të afërmëve të tyre, në dëm të asaj shtetërore e kombëtare! Jo europianët! S’kanë kohë europianët të merren vetëm me ne e primitivizmin tonë të trashëguar e të imponuar nga armiqtë tanë! Edhe ata i kanë punët dhe hallet e tyre, në shtetet e tyre! Mjafton, që kur të kanë nevojë shqiptarët për këshilla, ata, pra europianët e amerikanët të na qëndrojnë afër! Jo, vetëm atëherë kur politikanët tanë hajna, të kanë nevojë ta vjedhin shtetin e tyre, që i ftojnë europianët edhe ndërkombëtarët, për këshilla.

Si në kohën e paspavarësisë së vitit 1912, po ashtu edhe mbas Luftës së dytë botërore, shqiptarët i përseritën gabimet! Para Luftës së dytë botërore, e donin „Babën mbret“, kundërshtarët e, pas Luftës së dytë, u lidhën me jugosllavët edhe me rusët. I bënë gabimet, njërin pas tjetrit.

Që te dya shtetet dhanë sinjale se ishin për zhbërjen e shtetit shqiptar: deri sa rusët i propozuan Enver Hoxhës, që sa më tepër ta forcojë elementin musliman në politikën shqiptare, shteti Jugosllav bëri marrëveshje me Turqinë për zbrazjen e tokave shqiptare nga shteti Jugosllav me Doktrinën e Çubrilloviçit dhe marrëveshja pa portokoll e Titos me Enver Hoxhën! Që Enverit i interesonte të mos janë shqiptarët proeuropianë, por të orientohen nga Lindja e, më mirë të themi proturq dhe Titos, që të mos jenë shqiptarët proenveristë! Që do të thotë se historia po përseritet.

NJË SULLTAN ME DY VDEKJE

Vdekja e Sulltan Muratit paraqitet nga historianët turq, e cila ndodhi në vitin 1389, mbas Betejës së famshme të Lufës së Kosovës, gjoja si pasojë e vrasjes me thikë, nga dora e një gjenerali serb, Millosh Obiliqi! Pastaj, ai u vra nga ushtarët e Sulltanit dhe i prenë kokën! Edhe princin serb princin Knjaz Llazarin e vranë osmanët! Aty e humbi jetën edhe djali i parë i Sulltanit, Jakub Çelebiu. Mitëpo, sipas disa teorive, e vërteta qëndron ndryshe : Sulltani i kishte dy krahë – dy djemtë e tij; Jakubin edhe Bajazitin! Mirë po, aty ishte lufta për pushtet dhe vëllau i vogël iu bind kërkesës së këshillit perandorak, i cili nuk pajtohej me synimin e mbretit dhe djalit të madh Jakubit, që të shkojë drejt Romës dhe Vienës! Kurse, Bajaziti, jo vetëm që e pranoi kërkesën, por arriti edhe postin e sulltanit dhe vrau të vëllain më të vjetër, Çehlebiun! Kjo pra është enigma e një sulltani me dy vdekje.

ENIGMA E MADHE

Enigma e Madhe, ishte vdekja e kryeheroit, që as viti nuk është i saktë as dihet se ku e kishte varrin, heroi. Diku është viti i vdekjes së kryeheroit, viti 1468! Por, diku tjetër shënon se Gjergj Kastrioti paska vdekur në vitin 1466. Por se edhe më interesante është legjenda në lidhje me trupin  dhe eshtrat e kryezotit! Dikush shkruan se ushtarët osmanë i morën eshtrat për t’i mbajtur si hajmeli në trup, në mënyrë që të mos vriten në luftë. Ndërsa tjerët thonë se u zhduk kufoma, si ajo e Krishtit!  Dhe, etapa e fundit është koha e mohuesve, në fillim të shekullit 20.

MITI DHE ÇMITIZIMI I FIGURËS SË GJERGJ KASTRIOTIT

Kadareja, mediton, bën monolog e dialogje dhe jep këshilla për politikanët shqiptarë. Ai, bën analizë figurës së Gjergj Kastriotit, për gjatë jetës së tij, mitit e çmitizimit të figurës së tij, por edhe e trajton figurën e kryezotit në tri etapa, prej 500 vjetësh!

Etapa e parë ishte ajo që nga lindja e deri te vdekja e herojit! Etapa e dyte ishte ajo, kur vdiq autori e, Arbëria ra në duartë e Perandorisë Osmane! Dhe etapa e tretë është periudha e Rilindjes e deri në fund të shekullit 20!

Në etapën e parë, që nga Marin Barleti e deri te Fan S. Noli, që kanë shkruar për kryezotin, kishte mendime të ndryshme e nga një herë kontradiktore. Që nuk mungonte edhe miti, për te. Në dyqind vjetëshin e parë të heroit, u shkruan shumë vepra në Europë si në Portugali e më vonë në Spanjë: Mirëpo, në Shqipëri, u ndërrua feja, por gjuha u ruajt, me gjithë pengesat që ishin për hapjen e gjuhës shqipe e, sidomos përmendja e emrit të herojit ishte e ndaluar nga perandoria. Po ashtu, nuk mungonin edhe mohuesit, të cilët bënin propagandë, kundër figurës së heroit dhe e quanin të mallkuar, atë, për shkak të hakmarrjes, që e bënte Perandoria Osmane! Shkaktar ishte rezistenca, të cilën e kishte bërë Gjergji yë, i cili i mbajti vendin të lirë deri në fund të jetës dhe dy emra i mbajti: Njërin Gjergj, të cilin ia vuri i ati dhe tjetrin Skenderbeg, të cilin e fitoi me mund, që e mori nga sulltani!

Autori e paraqet tolerancën e princit, por në të njejtën kohë edhe ashpërsinë, kundër trathtisë! Disa autorë e, sidomos autorët portugezë e spanjollë e paraqesin Gjergjin si një luftetar i denjë, por herë pas here edhe si një Donzhuan, i cili i donte femrat shumë!

Por, kjo paraqitja e figurës së autorëve europianë, na del më tepër si nevojë profitabile, për t’i afruar klientët, që shumica e tyre nëpër teatro, ishin femrat.

MOHUESIT – PAKT ME DJALLIN

Nuk janë trathtarë të kombit e atdheut, vetëm ata që me vetëdije bëjmë trathti, për para e pozita nga ana e armiqve. Trathtarë janë, të gjithë ata, që me, apo pa vetëdije u shërbejmë interesave të huaja, në dëm të kombit! Edhe konfliktet në mes të personaliteteve shqiptare, me një arsye a po tjetër në dëm të çështjes kombëtare e shtetërore. Edhe këta janë trathtarë!

ME RËNIEN E KOMUNIZMIZ

Menduam se do të ndryshojë mendësia shqiptare, por pa sukses, prap filloi të përseritet historia! Ende jemi në fund të shekullit 18 e në fillim të shekullit 19! Shih se ç‘ka ndodhur në një ceremoni kulturore në Tiranë, ku kori i vajzave në një shkollë fetare, këndonte: „Sulltani im, sunduesi im!“ Pastaj, në mes të Ballkanit, pra në Sarajevë, ministri i punëve të jashtme turke, Davutogllu, çka thotë para syve të Europës : „ Bosna, Shqipëria e Kosova t’i kthehen asaj kohës së artë,…me në krye Turqinë, ta rinisin Kohën e Re.“ Fq. 34/35. Ndërsa në shtetin e Shqipërisë londineze, sa herë që vijnë politikanë e përfaqësues kulture nga Turqia, politikanët e përfaqësuesit kulturor shqiptarë, detyrohen që ta largojnë apo ta mbulojnë figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, sepse i pengojka, „engjujt“! Absurdi ka hy në mes të shqiptarëve dhe, jo vetëm që është bërë i mirëseardhur, por këmbëkryq në ballë të pushtetit dhe po e udhëheq qenien shqiptare me dinjitet.

Thuhet se shteti, i cili më së shumti ka investuar në Shqipërinë Londineze dhe Kosovën Atlantike, është mikja jonë Turqia! Shumë interesante, qenka situata! Po, a e dini ju se pse nuk investojkan europianët e, sidomos gjermanët në Shqipëri e Kosovë, të cilët e kanë pushtuar botën me investime e, neve nuk po na dojkan? A e dini se pse? Unë jua them; sepse thuhet që politikanët gjithëshqiptarë, marrin ryshfete nga ndërmarrësit turq, që do të thotë se i mbushin xhepat e tyre e familjarëve të tyre me paratë e shtetit të tyre! Gjë që me ndërmarrjet gjermane s’kanë mundësi ta bëjnë, sepse i ndjek shteti i tyre dhe i fut në burg, për paratë e veta, të keqpërdorura! Kjo është thembra e Akilit, shqiptarët e mi! Prandaj, shkrimtaari ynë i madh, Kadareja, e ka shkruar këtë vepër kaq delikate, me kritika, sygjerime dhe plot temperament e shumë herë nervoz! Shteti gjerman, thuhet se i ka investuar mbi 400 milionë Euro në Serbi, shtet i cili i ka bërë tri lufta me gati 300 mijë viktima, kurse në shqipëri e Kosovë, një investim simbolik, është bërë, nga ta! Pse? Unë jua the; shteti serb, e bën ligjin dhe në favor të kombit e shtetit, e mbron atë! Ndërsa ne shqiptarët, për ditë bëjmë ligje dhe gjatë natës i përdhosim, ato! Kjo është arsyeja.

Po i përmend disa nga titujt e artikujve të veprës në fjalë: „Enigma e vërtetë“, „Mjegull. Prolog me djallin“, „Dialog me Djallin dhe me Zotin“, „ Pantomima e frikshme e bronzit“, „Lëngatë në gadishull“, „Një sulltan me dy vdekje“, „ Tri gjendje të Kastriotir“, „Epilog me Zotin“ etj. Autori, nëpërmet këtyre tregimeve, përfshin, kohë të gjata historike, ngjarje të ndryshme e të trishta, personazhe nga më të ndryshmet dhe më ekstreme: historike kmbëtare e antikombëtare, politike, publicistike e kulturore!

  1. PRO et CONTRA – E Hënë

Nga të dya anët ekstreme, nga figurat më kombëtare; që nga Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, Naim Frashëri me vëllezërit, Adem Demaçi, Ukshin Hoti e Adem Jashari! E në anën tjetër që janë mohuesit, pra antikombëtarët; si Haxhi Qamili e, deri te mizantropët antikombëtarë, që ishin kundër pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim me shërbimet informative; serbe, greke, ruse e turke dhe dëmtimi i çështjes kombëtare shqiptare.

Ata, pra heronjtë, janë që i kanë kushtuar rëndësi çështjes kombëtare dhe atdheut: prej Gjergj Kastriotit e deri tek Adem Jashari! Këta i dhanë të gjitha për kombin e atdheun! Gjithë ato beneficione i lanë, i sakrifikuan gjithë ato të mira, familjet e deri te jeta e tyre! Këta dhe orientimi i tyre e kanë ruajtur dhe e mbrojnë atdheun!

Por, e keqja e shqiptarëve është MARRËVESHJA e mohsëve dhe injorantëve shqiptarë me të huajtë – Pakti me djallin; serbë, grekë turq, rusë e tj. Këta së bashku, me MARRËVESHJEN, që e kanë bërë, diku me portokol e diku pa te, në vazhdimësi po i gërmojnë themelet e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që nga Hamza Kastrioti e deri te politikanët tanë të ditës, që ata ngatërrohen për tendrë e politikë si qen në mes vete e, populli për ta.

  1. PRO et CONTRA – E Martë

Analizojeni tani situatën politike në trojet shqiptare: të gjithë janë kundër të gjithëve! Ndodhi në Shqipëri tërmeti, pozitë e opozitë nuk e marrin seriozisht çështjen dhe aspak nuk janë të moralshëm, Secili gënjen më tepër se tjetri! Opozita e fajëson mazhurancën për tërmetin, nërsa mazhuranca e kritikon opozitën, sepse shumica e atyre objekteve janë ndërtuar në kohën kur opzita e ka udhëhequr Shqipërinë, pa plane e me materiale të dobëta!

  1. PRO et CONTRA – E Mërkurë

Ndodhi pandemia, nga e cila u karantinua e tërë bota, por edhe Shqipëria! Shqiptarët, nuk merreshin me menaxhimin e situatën e pandemisë, por merreshin e merren me çështje anësore!

  1. PRO et CONTRA – E Enjte

Ndodhi shembja e teatrit, secili merret me teatrin dhe në të njejtën kohë; të gjithë janë fajtorë dhe po në të njejtën kohë askush nuk është fajtor! Në njërën anë del gruaja e presidentit, kryetare e partisë dhe shan kryeministrin! Ndërsa presidenti i shtetit merret me punët e komunës dhe me familjen e kryeministrit! Kryeministri e shan Lulzim Bashën! Lulzim Basha e Salih Berisha shajnë Edi Ramën, e tj. Gjë që kjo nuk ndodhë në vende të civilizuara!                                                                                                                                 80 për qind, shtëpitë e shqiptarëve të Kosovës u rrënuan nga ushtria serbe dhe as 5 për qind e politikanëve, analistëve dhe gazetarëve të Tiranës zyrtare, nuk e trajtuar këtë çështje, dhe nuk debatuan kaq shumë sa për shembjen e teatrit në Tiranë, i cili u bë mollë shërri! Fajet i ka kryeministri, thotë dikush! Tjerët thonë se kryebashkiaku është fajtor për shembjen e godinës.

Por, unë mendoj se e gjithë kjo rrëmujë, që është duke u bërë, nuk është problemi i godinës së tetrit! Thjesht, çështje politike është. Sa më tëpër dele të këtë bariu, aq më i pasur është. „ Dy budallenj, vlejnë më tepër se unë, në demokraci!“, shkruan diku Viktor Hygoi.

Del prof. Dr. alamet profesori, për gazetari dhe e shan e ofendon ikonën e kinematografisë shqiptare Robert Ndrenikën, vetëm se ka mendim ndryshe edhe pse nuk varej shembja apo mosshembja e teatrit, nga ai! Aktorët e teatrit janë ndarë në dysh! Militantë partish dhe përlahen në mes vete, për interesa partiake!  Pastaj,  dy akademitë e shkencave, ajo e Shqipërisë Londineze dhe ajo e  asaj Atlantike – Kosovës, nuk i shërbejnë kombit, por janë bërë vegla të partive dhe iu shërbejnë atyre! Del kryetarja e partisë dhe grua e presidentit të shtetit dhe thotë se duhet të shkelin makinat e shtetit mbi mua para se ta rrënojnë teatrin! Pastaj thotë kryetarja, se do t’i ha veshin kryeministrit të shtetit, sepse po e rrënon teatrin! Po ashtu, shkon deri aty kryetrja – e shoqja e presidentit, që edhe ambasadën e SHBA-së e akuzon me fjalë fyese! Që, me vetëdije apo pa te, shumë herë shqiptarët janë bërë varrmihës të vendit e kombit të tyre.

  1. PRO et CONTRA – E Premte

E njëjta situatë është edhe në Kosovë e Iliridë, shpallje trathtarësh pa kurrfarë të dhënash e faktesh! Krahu i luftës – PDK, e shpallin Ibrahim Rugovën e Isa Mustafën, trathtarë dhe miq të Serbisë! Në anën tjetër krahu paqësor – LDK, e akuzon në vazhdimësi presidentin e shtetit, Hashim Thaçin si bashkëpunëtor i Sebisë e vrasës i gjithë atyre shqiptarëve, që nga fundi i luftës e deri më tani, brenda Kosove! Po ashtu, Krahu paqësor, e akuzon figurën e Adem Demaçit si bashkëpunëtor i shërbimit informativ serb dhe në vitet e fundit të jetës si i çmendur, kurse  Rexhep Qosjen e akuzon si komunist jugosllav e vehabist, ndërsa Ukshin Hotin e patën shpallur, si i krisur dhe se do luftë me Serbinë! Po ashtu, Krahu paqësor e ai i luftës në Kosovë, e akuzojnë Albin Kurtin se është spiun i Serbisë dhe se gruaja e tij është një bijë serbi dhe se, sipas tyre, Albin Kurti është pro-ekstremizmit islamik dhe kundër SHBA-së! Po ashtu për Ramush Haradinajn, ka akuza të rënda, nga krahu paqësor dhe   Vetëvendosja  – VV, se ka bërë vrasjen e civilëve gjatë luftës së fundit dhe pas lufte! Absurditet mendor është ky! Nuk është kjo bërje politike, por marrëzi.

Gjithë këto akuza, që bëhen kundër politikanëve brenda shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës! Por, edhe akuzat, të cilat iu bëhen politikanëve të shtetit të Shqipërisë nga ata të Kosovës dhe e kundërta! Pra, përveç se e ndajnë shtetin në dysh, këto konflikte, doemos që bëhen pengesë pë bashkim kombëtar! A nuk është kjo një MARRËVESHJE, në mes të liderëve satanë politikë e  zagarëve të tyre – shumë gazetarë nga të gjitha trojet  shqiptare?

  1. PRO et CONTRA – E Shtune

 Të bëhet Ndryshimi i Sistemit zgjedhor dhe listat e hapura sipas sistemit danez edhe Reforma në Drejtësi! Për mosbërjen e Sistemit zgjedhor e të Ligjit, Rama e akuzon Lulin e Metën! Meta, Luli  e Berisha e akuzojnë Ramën! Kurse, ambasadorja e SHBA-së zonja Yuri Kim, kërkon që me shpejtësi të kryhen punët! Ndërsa, analistët, i akuzojnë që të gjithë këta liderët e lartëpërmendur e, kështu me radhë vazhdojnë akuzat pa fund! Ndërkaq shqiptarët, kanë mbetur si delet duke shikuar e dëgjuar dhe secili nga këta që kërkon protesta, ata dalin në rrugë, shtatë ditë në javë.

  1. PRO et CONTRA – E Diel

Fjalori i politikanëve, analistëve dhe gazetarëve gjithëshqiptarë; Intrigat, shpifjet dhe gënjeshtrat. Janë disa politikanë; burra e gra, që nuk do t’i përmend, me emra! Ata e kanë një fjalor tejet të ultë, shajnë e fyejnë sikur të ishin njerëz rrugaçë. Madje, në Kosovë edhe me grushta i zgjidhin problemet, përfaqësues partish e anal-istësh!

Në parlamentin e Shqipërisë e të Kosovës, në studio e kudo, i shohim e i dëgjojmë fjalët nga më të ndytat! Jo vetëm që janë të pamoralshme ato, por edhe të dëmshme e të dënueshme!

Këto janë një pjesë e fjalëve, të cilat i përdorin kundër njëri-tjetrit: politikanë, intelektualë, anal-istë e gazetarë shqiptarë:

Gënjeshtar, mashtrues, pis, i poshtër, hajn, drogirash, qen, dhelpër, lavir/e, i poshtër, terrorist, kriminel, shpiun, trathtar, i shitur, mafi, klandestin, diler, matrapaz, piziveng, drogagji, i sëmurë, nëna jote, gruaja jote, bija jote, biri yt, vëllau yt, babai yt, miku yt, vrasës, dhunues, pushtues, e tj. Që, një njeri i qytetëruar, i shëndoshë dhe i ndërgjegjshëm, nuk duhet t’i përdorë dhe nuk i përdor gjithë keto fjalë kaq banale e të ndyta! Por, edhe nëse do t’i përdorte, ai person duhet të dënohet nga ligji, ose të shkojë në psikiatri dhe gjatë të mos i kthehet familjes e punës. E, jo sikur që në trojet shqiptare, jo që nuk i sjellin këta persona në psikiatri, por marrin edhe komplimente dhe përkrahje nga militantët e tyre, për hir të fyerjeve e sharjeve, që i bëjnë ata! Militantët partiak e fetarë s’kanë komb as atdhe, por ideologjitë e tyre i kanë zot! Njerëz, të marrë, i quan militantët e njerëzit e dhënë pas ideologjie, astrobiologu kroat, Vasilie Kartel!  Pra, ka ardhur koha që shqiptarët të organizohen, për ta krijuar një forcë kombëtare dhe të dalin në votime e, më në fund ta përkrahin e ta kenë një forcë të dinjitetshme, që edhe qytetarët shqiptarë të jenë më në fund të dinjitetshëm dhe t’ua kthejë shpresën, atyre.

MEDIAT GJITHËSHQIPTARE

Në Shqipërinë Londineze, kryesisht i shohin nëpër TV, shqiptarët 8 deri në 10 orë në ditë këto tre udhëheqës emisionesh: Blendi Fevziu, Eni Vasili dhe Arian Çani, që nëse e marrin seriozisht dhe pa anuar nga as njëri krah, por t’i rrëken çështjes kombëtare, që ta ndryshojnë kursin politik e mediatik, shqiptar.

Analistët, që janë shembull në mediat shqiptare janë: Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj! Ka edhe tjerë! Thonë se njëri është i majtë e tjetri i djathtë! As e majta as e djathta, nuk janë si ideilogji të ndaluara, kombëtarisht as ndërkombëtarisht. Por, këta analistë, kur i shoh dhe i dëgjoj, me gjithë dëshirë i përcjell! Janë kompetentë, të aftë dhe të ndershëm. Flasin me radhë dhe dëgjojnë me vëmendje.

Mediat gjithshqiptare, kanë lloj-lloj gazetari, se kush e di se nga paguhen ata! Janë duke ia futur zjarrin vendit, me lloj-lloj lajmesh të hidhura e të gënjeshtërta, në emër të së drejtës gazetare! Nuk dëgjojmë gjë të mirë në TV-të gjithëshqiptare! Kronikë e zezë, janë mediat shqiptare, të Shqipërisë Londineze e asaj Atlantike! Hap televizorin, për pak relaks, çka të dëgjosh? Vrasje makabre sikur në filmat e Holivudit apo filmin El Paçino! Krim i organizuar e vrasje në mes të ditës e në shesh të qytetit, autorët zhduket pa gjurmë! Doemos dhe pushtetarët e opzitarët e kanë pjesën e fajit për ato vrasje! Hap tjetrin kanal, dëgjoj në lajme se vret vjehrri rejën me sopatë, kunati e mbyt me litar, kurse tjetri kanal lajmëron se nusja e vrau vjehrrën e shumë e shumë lajme, që mendja e njeriur nuk e beson! A nuk është edhe kjo një MARRËVESHJE, në mes të gazetarëve mohues, që sa më tepër ta bëjnë të mërzitshëm këtë vend e sa me shumë të rinjë të ikun nga atdheu i tyre? Gjithë këto intriga, m’i kujtojnë intrigat e serialeve turke, brenda familjes mbretërore, degjenerimi dhe intrigat në familjet mbretërore Osmane! Por, mos harroni, se të gjitha këto të këqia i kanë sjellur fundin Perandorisë më të fuqishme të të gjitha kohërave e, mos pyetni se sa leht do ta gjunjëzojnë Shqipërinë tre milionëshë.

PËRFUNDIM

Derisa popujt europianë, aziatë e të mos flasim amerikanët, bëjnë plane dhe i realizojnë ato, duke shkuar në planete tjera dhe bëjnë lloj-lloj zbulimesh marramendëse, ne shqiptarët ende  merremi me thashetheme, vjedhim, mashtrojmë, gënjejmë dhe trathtojmë njëri-tjetrin e shtetin! Merremi me përralla për fëmijë dhe bëjmë luftë të vazhdueshme: partiake, fetare e regjionale, njëri kundër tjetrit!

Pra, armiqtë e kombit, sipas këtij libri kaq të rëndësishëm, janë këto tri kategori: 1) Të huajtë – politika greke, serbe e turke, 2) Mohuesit shqiptarë – pra politikanët e padinjitetshëm, kriminelë, egoistë, hajna, mashtrues e gënjeshtarë dhe 3) Injorantët shqiptarë, që nuk dijnë asgjë tjetër, veçse liderët e tyre i njohin e i përkrahun me të gjitha forcat, edhe pse ata e kanë trupin në Shqipëri e mendjen në tirani.

Prandaj, duhet ta lexojnë shqiptarët, librin e famshëm MOSMARRËVESHJA, të Ismail Kadaresë, sepse do të mësojnë shumë për jetën, historinë, kulturën dhe politikën gjithëshqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …