Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Ratkoceri, me bashkëpunëtor. Në këtë takim, kryetari Haliti e njoftoi zëvendësministrin Ratkoceri për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, si dhe për gjendjen infrastrukturore në këtë komunë. Njëkohësisht, u shqyrtua mundësia për realizim te projektit për rregullimin e rrugës alternative të fshatit Stubëll, si dhe atë të rrugës për në fshatin Korbliq.