Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një vizite në komunën e Prishtinës, para medieve ka folur edhe për vendimin e Inspektoratit të Punës që u dha të drejt ankesave të drejtorëve të shkarkuar nga Bordet e reja të emëruara nga Qeveria. Kurti ka thënë se Qeveria ka vendosur për këto Borde por jo për menaxhmentin. “Janë bordet e përkohshme të cilët i kanë marr vendimet, Qeveria ka vendosur për këto Borde por jo për menaxhmentet, gjithçka bëhet në bazë të ligjit, por unë nuk besoj që do të kthehen ata”, ka thënë Kurti. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Inspektorati i Punës i dha të drejtë ankesës së kryeshefit të shkarkuar i Telekomit, Bedri Istrefi. Vendimi që është i shkallës së parë, obligon Telekomin ta kthejë në punë Istrefin në postin e kryeshefit. Ai ishte shkarkuar javë më parë nga bordi i përkohshëm me arsyetimin se keqpërdori pozitën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …