KPMM: PLANI VJETOR I INSPEKTIMEVE TË PËRBASHKËTA NDËRINSTITUCIONALE 2021

Analizë mbi aktivitetet hulumtuese dhe minerare në KPMM, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covit-19

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka bërë një analizë mbi aktivitetet hulumtuese dhe minerare, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covit-19, për të cilën kemi bërë një përmbledhje si në vijim.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale në përputhje me vendimet e marruara nga Qeveria rreth gjendjës së krijuar nga pandemia Covit-19, ka reflektuar konform situatës dhe në harmoni me vendimet në fjalë, duke qenë vigjilent ndaj rëndësisë që ka ruajtja e kontinuitetit të aktiviteteve minerare në vend.

Në përputhje me këtë, Bordit i Komisionit te Pavarur për Miniera dhe Minerale ka mbajtur mledhje në lidhje me shqyrtimin e siutatës me pandemi, si dhe mbledhje të tjera në vazhdimësi, të rëndësishme  për mirëfunksionimit të KPMM-së si instiutcion në gjendjën e imponaur nga situata e krijuar.

Në mbledhjen e mbajtur me datë 15.03.2020, morri vendim për krijimin e shtabit emergjent, me këtë rast është lejuar zhvillimi i punës nën masa dhe kujdes maksimal, bazuar në udhëzimet e institucioneve përkatëse dhe me staf të reduktuar, sipas Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Konform situatës se krijuar, Bordi I KPMM-së ka mbajtur edhe mbledhje të jashtëzakonshme, me ç’rast janë ndërmarr masat e nevojshme mbrojtëse, në mënyrë obligative stafi është detyruar t’i përmbahet këshillave të dhëna nga institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen tjetër të mbajtur me datë 27.04.2020, Bordit i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, në përputhje me vendimin e minsitrisë së financave, morri vendim në shtyrjen deri më datë 31.05.2020 e të gjitha pagesave dhe obligimeve financiare të ndërmarrjeve në KPMM.

Më pas duke marr parasysh vazhdimin e gjendjës së njëjtë me pandemi, pasi që është marr edhe një vendimi tjetër nga ministrisa e financave, më datës 29.04.2020 për zgjatjën e afatit të pagesave deri me 30 qershor 2020, është zbatuar edhe në KPMM sipas vendimeve edhe rekomandimeve të Bordit.

KPMM-ja ka vazhduar edhe punën në teren në realizimin e aktiviteteve minerare, inspektimin dhe monitorimin e sektorit, me staf të reduktuar dhe masa të kujdesit të sigurisë shëndetësore, ndërsa në muajin prill ka shtuar edhe numrin e inspektimeve sipas nevojës. Inspektorati është angazhuar në inspektimin e të gjitha operimeve e jashtë ligjshme në Republikën e Kosovës.

Minierat me të mëdha për nga numri i punëtoreve dhe kapaciteti i prodhimit si: “Trepça” SH.A, KEK-u, “Neëco Ferronikeli Complex” LLC dhe “Sharr Cem” kanë vazhduar prodhimin, inspektorët e KPMM-së kanë monitoruar dhe mbështetur aktivitetin e tyre dhe sipas nevojës kanë asistuar konform detyrave dhe përgjegjësive ligjore.

KPMM si kontribues i tretë në Buxhetin e vendit me rreth 31 milion Euro vjetore, gjatë tremujorit të pare të këtij viti të hyrat që ka realizuar në krahasim me tre mujorin e vitit 2019 janë për 7,5% më të larta.

Ndërsa, të hyrat e përgjithshme gjatë periudhës janar-prill 2020 janë 7,919,473.78 €, në krahasim me janar-prill të vitit 2019 të hyrat kan qen 6,552,855.00 €, pra të hyrat e përgjithshme janë për 2.3% më të larta dhe kjo tregon një ngritje dhe një stabilitet financiar të institucionit të KPMM-së.

 Sa i përket aktivitetve minerare kemi këto të dhëna:

Në  analizën e aktiviteteve nga minimet sipërfaqësore, vërehet një rënie e aktivitetit minerar nga viti 2019 në atë 2020 për rreth 19%, përkatësisht vitini e kaluar, janar-prill 2019 ka pasur 86 minime sipërfaqësore, ndërsa periudha e njëjtë e këtij viti ka pasur 70 minime.

Ndërsa, nga minimet në minierat nëntokësore, aktiviteti minerar nëntokësor duket të jetë i balancuar, 20% më shumë ka pasur minime në këtë vit, përkatësisht janar-prill 2019 ka pasur 20 minime nëntokësore, ndërsa në 2020 ka pasur 24 minime nëntokësore.

Rreth aplikacioneve dhe licencave kemi gjendjën si në vijim:

Aplikacione për licenca dhe leje për periudhën janar-prill 2020 janë regjistruar 58, ndërsa periudha e njëjte e vitit të kaluar kan qenë 101 kërkesa për licenca dhe leje, që sipas kësaj 42% ka qenë rënia e aplikimeve për licenca dhe leje.

Ndërsa, licenca dhe leje të aprovuara për periudhën janar-prill 2020 janë regjistruar 50, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluarkan qenë 101 licenca dhe leje, që sipas kësaj 50% ka qenë rënia e dhënjes së licencave  dhe lejeve.

Në në listën e kallëzimeve penale për periudhën janar –prill 2020 janë të evidentuar 9 kallëzime penale, kurse vitin e kaluar kan qenë 3 kallëzime penale për këtë periudhë. Shprehur në përqindje periudha e lartëcekur e  vitit 2020 krahasuar me periudhën e vitit të kaluar  është 66% ngritje të kallëzimeve penale.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …