leoni

Formohet Këshilli Organizues për nder të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahoveci, Smajl Latifi në mbështetje të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës dhe Statutit të komunës së Rahovecit ka nënshkruar vendimin me nr.prot. 02/728-2020, më datë: 28.05.2020 me të cilin ka caktuar Këshillin Organizues për nder të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit. Bazuar në pikën 1 të vendimit këshilli do të ketë këtë përbërje: Fatmir Iska, kryesues; Bjondina Kleqka, anëtare; Avni Morina, anëtar; Afrim Dina, anëtar; Saranda Sallteku, anëtare; Afrim Limani, Anëtar; Qemajl Krasniqi, anëtar; Rasim Fazliu, anëtar; Muharem Morina, anëtar; Vajdin Berisha, anëtar, Dervish Çadraku, anëtar; Fehmi Cena, anëtar, Ali Morina, anëtar; Vjollca Gurgule, anëtare; Albulena Rexha, anëtare; Nora Boshnjaku, anëtare; Qëndresa Duraku, anëtare. Pika 2 e vendimit thotë se Këshilli Organizues për 14 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Komunës së Rahovecit, ka për detyrë shpërndarjen e ftesave për grupet dhe individ të rëndësishëm, të bëjë ndarjen e mirënjohjeve, bën seleksionimin e grupeve artistike pjesëmarrëse, të bëjë rregullimin e skenës dhe vendit ku do të zhvillohen aktivitetet, të ndërmarrë të gjitha veprimet organizative për mbarëvajtjen e kësaj dite.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …