Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se partia e tij nuk do të votojë pro Qeverisë Hoti, pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën e gjelbër për formim. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër. Gjoshi ka thënë se PDK-ja do të mbesë opozitë dhe nuk do të votojë asnjë qeveri që nuk e udhëheqë vetë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …