leoni

Kuvendi i Kosoves

Vetëvendosja, AAK-ja e Nisma nuk do të marrin pjesë në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës

Partitë opozitare: Vetëvendosje, AAK-ja e Nisma nuk do të marrin pjesë në seancën e së enjtes, që në rend dite do të ketë 10 pika. Zyrtarë të  Vetëvendosje kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, por nuk kanë dashur të flasin më shumë për këtë çështje. As Nisma për Kosovën nuk do të jetë në seancën e së enjtes e ky vendim për mospjesëmarrje do të vlejë deri në një vendim të ri të partisë, ka thënë për mediet, Bilall Sherifi i Nismës. AAK-ja  ka bërë të ditur botërisht se çështja e pjesëmarrjes ose jo në seanca është punë e kryer, prej ditës kur kryetari, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja nuk do të marrë pjesë më në seanca për këtë mandat. Sipas rregullores së Kuvendit, dihet se deputetët vetëm 6 muaj mund të mungojnë në seanca plenare, më pas iu humb mandati.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …