Pas një diskutimi të gjatë Senati i Universitetit të Prishtinës morri vendim që provimet e afatit të prillit të mbahen në qershor. Afati i parregullt me dy provime dhe afati i rregullt, poashtu edhe të mbahet në shtator me dy afate. Shtatori një me dy provime dhe afati tjetër i shtatorit të jetë i rregullt, kurse për datat e provimeve u la të caktohen nga fakultetet përkatëse. Rektori Marjan Dema kërkoi mirëkuptim para se të vendoset për këtë pikë të rendit të ditës. Florian Divolaku, përfaqësues i studentëve në senat lexoi propozimet e studentëve. Ai kërkoi që afati i prillit të zëvendësohet në qershor. Kurse Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik i mbështeti pjesërisht kërkesat e studentëve për mbajtjen e provimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …