Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira që të mund të jetojnë në paqe. Vuçiq ka thënë para gazetarëve në Beograd se menjëherë pasi të kompletohet pushteti në Prishtinë, do të jetë i gatshëm për vazhdim të dialogut. “Serbët dhe shqiptarët përfaqësojnë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të kemi raporte të mira nëse duam të jetojmë në paqe”, ka thënë Vuçiq.