Lëvizja Vetëvendosje, e cila drejtohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot do të mbajë një konferencë për medie. “Sot, në orën 17:00, në zyrën e saj qendrore, Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media”, ka njoftuar Vetëvendosje. Kjo konferencë vjen dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është vlerësuar si i papranueshëm nga zyrtarët kryesorë të Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …