Përveç rolit mbështetës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka mohuar që shteti shqiptar mund të ketë ndonjë rol tjetër. Cakaj ka deklaruar se Shqipëria nuk mund t’i imponojë një marrëveshje të dëmshme Kosovës, derisa ka theksuar se deri më tani kanë lobuar fuqishëm për njohjen e Kosovës. Ai ka thënë se Shqipëria nuk mund të ndihmojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, por që sipas tij, do të adresojnë si çështje në përpjekje për të rritur ndjeshmërinë për rëndësinë e saj. Më tutje, Cakaj ka thënë e çështja e liberalizimit të vizave jo rrallë herë është politizuar, për çka sipas tij, gjykimi për Kosovën duhet të bazohet vetëm në rekomandimet e Komisionit Evropian. Kryediplomati shqiptar ka thënë se Shqipëria ka pasur një qëndrim të qartë prej kohësh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, për çka ka theksuar se e mbështesin agjendën zyrtare të Kosovës. Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve, Cakaj është shprehur kritik në deklaratat që janë bërë për rolin e shtetit shqiptar në këtë proces. /KP/
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …